GURSHQIPE


GURSHQIPE
✤ Fshat malor në rrethin e Korçës, në të djathtë të l.Devoll. G. është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Nikollarë, Osojë, Kodras (Protopapë), Lumaj (Pulahë) e Peshtan, gjithsej 1870 banorë. Emri i mëparshëm i G. ishte Kucakë. Këshilli NÇ u ngrit në fund të vitit 1942. Këtu në mars-prill 1343 ka qëndruar shoku Enver Hoxha me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH. Në Protopapë (sot Kodras) janë krijuar Brig.XV S, dhe Brig. XX S që kanë zhvilluar beteja të ashpra me pushtuesit e tradhtarët e vendit. Forcat gjermano-balliste dogjën fshatrat Gjinikas e Osojë e masakruan fshatarët. U çlirua në vjeshtë të vitit 1942. G. bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, i rrushit, i pemëve frutore dhe rritja e dhive. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, njësi iregtare e të shërbimeve komunale. Në G. ruhet si monument natyror historik mani ku sh.Enver ka bërë bisedë me fshatarët. Ndodhet gjithashtu dhoma-muze ku ka punuar sh. Enver Hoxha gjatë Luftës ANÇ.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gurshqipe


[cite]