ÇAKALLI


ÇAKALLI
✤ (Canis aureus L.). Kafshë e egër gjitare, misbngrënës i familjes së qenve (Canidae), i lartë 50 cm, i gjatë 70-90 cm me ngjyrë hiri të verdhë, në kurriz me nuanca të zeza, në bark i kuqërremtë në të bardhë. Ushqehet zakonisht me ngordhësira e nxjerr një angullimë të fortë. Në Shqipëri jeton në tufa të vogla në pyjet e pjesës JP, pëlqen vende të pyllëzuara. Ç. ushqehet me lepuj, minj, shpendë, insekte etj. dhe me fruta, perime, misër. Bën kryesisht jetë nate. Femra mbarset në janar-mars, pas 9 javësh pjell 4-8 këlyshë Ç. jeton rreth 15 vjet. Ndryshimi i mjedisit, sidomos zhvillimi i btsjqësisë ka sjellë që kjo kafshë të pakësohet shumë.

(F.L.-L.GJ.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çakalli


[cite]