ÇETA PARTIZANE E ÇERMENIKËS


ÇETA PARTIZANE E ÇERMENIKËS
✤ Çeta e parë e qarkut të Elbasanit. U krijua më 15.8.1942 në Orenjë të Librazhdit me partizanë, shumica të ardhur nga qyteti. Në shtator 1942 në Labinot-Fushë goditi një autokolonë të blinduar të fashistëve italianë. Më 16.10.1942 Ç.P. e Ç. së bashku me forcat e Çetës së Martaneshit (shih) e të Matit (shih) goditën truprojën italiane te Ura e Mirashit mbi rrugën Elbasan-Librazhd, vranë komandantin, zunë robër ushtarët dhe kapën gjithë materialin luftarak. Në dhjetor 1942 çeta sulmoi një grup ushtarësh italianë në afërsi të Mirakës, ndërsa në janar 1943 goditi postat e karabinierisë në Zdrajsh e Lunik. Mori pjesë në aksionin e organizuar në të gjithë qarkun e Elbasanit për prerjen e linjave telefonike. Më 9.5.1943 Ç.P. e Ç. hyri në përbërje të Batalionit Partizan të Çermenikës (shih). (M.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Çermenikës


[cite]