ÇETA PARTIZANE E DIBRËS


ÇETA PARTIZANE E DIBRËS
✤ U krijua më 20.6.1342 në katundin Zogaj të Dibrës me vullnetarë të fshatarësisë dibrane dhe luftëtarë komunistë që KQ i PKSH i dërgoi nga Tirana e Korça. Aksionrn e parë e kreu më 27.6.1942 te Gurët e Skënderbeut (Bulqizë) kundër postës ushtarake të fashistëve italianë. Në korrik 1942 mori pjesë në aksionin për prerjen e linjave telefonike në të gjithë qarkun e Dibrës. Një aksion të tillë e përsëriti edhe në 1-2 dhjetor. Në aksionin në minierën e Bulqizës partizanët e Ç.P. të D. morën gjithë armatimin e municionin që përdorej për ruajtjen e minierës dhe u folën punëtorëve italianë për qëllimin e Luftës sonë ANÇ. Më 19.10.1942 rreth 15 km larg Dibrës Ç.P. e D. goditi një autokolonë italiane. Me veprime luftaiake spastroi zonën e Dibrës nga postat e karabinierisë dhe agjentët e fashizmit. Veprimtarinë e saj e shtriu edhe në krahinat e Martaneshit e të Matit, duke bashkëvepruar me çetat vendase. Rol të rëndësishëm në rrugën e saj luftarake luajti komandanti i çetës Haxhi Lleshi (shih). Më 17.8.1943 Ç.P. e D. nyri në përbërjen e Batalionit Partizan të Dibrës (shih). (M.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Dibrës


[cite]