ÇETA PARTIZANE E KOLONJËS
✤ U krijua më në fshatin Kozel me vullnetarë nga fshati dhe të rinj të krahinës së Kolonjës, mbi bazën e njësitit partizan që ishte krijuar disa muaj më parë. Aksionet e veta i kreu brenda krahinës së Kolonjës dhe në qarkun e Korçës e jashtë tij, në bashkëveprim me çetat e tjera partizane e vullnetare të këtij qarku dhe të qarkut të Beratit. Gjatë tetorit së bashku me Çetën Partizane të Gorës (shih), Ç.P. e K. sulmoi një grup milicësh fashistë gjatë rrugës Bellovodë-Vithkuq, duke u shkaktuar mjaft të vrarë e të plagosur. Goditi e spastroi zonën nga postat e karabinierisë në fshatrat Shënmërtir, Shtikë, Gërmenj, Arëz e Kovaçisht. Natën, duke gdhirë 27.11.1942, ajo, së bashku me Çetën Partizane të Skraparit (shih), goditi garnizonin italian në Përmet, kjo ishte goditja e parë kundër një garnizoni armik në qytet. Më 28 dhjetor 1942, në bashkëveprim me Çetën e Skraparit, goditi postëkomandën e Barmashit, ku pas katër orë luftimesh detyroi të dorëzoheshin 20 milicë e karabinierë fashistë. Më 16.5.1943 ajo mori pjesë në luftën e Leskovikut (shih). Më 20.5.1943 Ç.P. e K. hyri në përbërje të Batalionit Partizan «Hakmarrja» (shih).
(M.Bo.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Kolonjës
[cite]