ÇIFTI I DHJETË

Nga të dymbëdhjetë nervat që dalin nga koka, është nervi që ka një shtrirje të gjerë. Fijet nervore të tij përbëhen nga fije nervore ndjesore, motore e parasimpatike dhe shtrihen në gojë, në kraharor e në bark. Për shkak të kësaj përhapje të madhe, nervi i dhjetë është quajtur edhe nervi vagus.

Fijet nervore të nervit vagus lidhin me pjesë të ndryshme të trurit shumicën e muskujve të laringut dhe mukozën e tij, muskujt e trakesë e të bronkeve, ato të ezofagut, të zemrës, të stomakut, të pankreasit, të shpretkës e të zorrëve. Përveç funksioneve të tjera, nëpërmjet nervit vagus sistemi nervor qëndror rregullon në mënyrë automatike punën e zemrës, të rrahurat e saj, frymëmarrjen, veprimtarinë e aparatit tretës, atë të disa gjëndrave etj.

Trupi — Ynë

[cite]