GJENDRAT E APARATIT TRETËS
Organet që kryejnë shndërrimin kimik të ushqimeve, që e kthejnë atë në një lëndë të tillë që të mund të thithet e përvetësohet nga organizmi ynë, janë gjëndrat. Në aparatin tonë tretës ndodhen disa të tilla, si gjëndrat e pështymës, mëlçia e zezë, pankreasi dhe gjëndrat e stomakut e të zorrëve.
Gjëndrat e aparatit tretës prodhojnë e lëshojnë në gypin tretës disa lëngje të posaçme, të cilat arrijnë të zbërthejnë e të përpunojnë nga ana kimike ushqimet.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GJENDRAT E APARATIT TRETËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gjendrat-e-aparatit-tret%c3%abs