ÇIFTI I PESTË
Çifti i pestë t nervave të kokës quhet edhe nervi trigeminus, sepse çdo degë e tij ndahet në tri degëzime që emërtohen: nervi i syrit, nervi i nofullës së sipërme dhe nervi i nofullës së poshtme.
Nervi i syrit është i përbërë nga fije nervore ndjesore dhe lëvizore. Ky nerv lidh pjesët përkatëse të trurit me gjëndrat e lotëve, me lëkurën e ballit dhe pjesërisht me zgavrat e hundës. Kurse nervi i nofullës së sipërme është i formuar vetëm nga fije nervore ndjesore dhe lidh me trurin gjithë receptorët e nofullës së sipërme: mishrat e dhëmbëve, zgavrat e poshtme të hundës, lëkurën e faqeve etj. Nëndëga e tretë e çiftit të pestë nervor lidh me trurin nofullën e poshtme: muskujt e përtypjes, mishrat e dhëmbëve, mukozën e gjuhës, gjëndrat e pështymës, lëkurën në zonën e nofullës së poshtme etj. Nervi i pestë, për vetë faktin se kryen shumë funksione, është nervi më i trashë ndër gjithë nervat e kokës.