ÇINO HYSEN


ÇINO HYSEN
✤ (1920-1944). Veprimtar i vendosur i lëvizjes punëtore dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Vranisht të Vlorës. Punëtor në guroren e Ujit të Ftohtë, përqafoi idetë komuniste

dhe si aktivist i shquar e njeri i aksioneve të guximshme, mori pjesë në grevat e punëtorëve. U hodh në radhët partizane, në fillim në Çetën Plakë të Vlorës (1942), më pas zëvendëskomandant në çetën «Sali Murati» (1943), komandant batalioni në Brigadën V S (1944). Anëtar i PKSH. Raheroikisht në luftë kundër armiqve në Buzëmadh të Lumës, më 21.9.1944. (F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çino Hysen


[cite]