ÇIRAKU
✤ Nxënës që punonte për disa vjet pranë një zejtari për të mësuar një mjeshtëri. Në mesjetë lidhej me esnafet (shih). Sipas fermanit të sulltan Mustafait III (1773), i cili përmblidhte normat esnafore shumë të vjetra (shek.XIII), Ç. duhej «të mësonte tek ustai, ta respektonte, të ishte i urtë dhe ta dëgjonte atë». Pa këto kushte ai nuk mund të arrinte shkallën më të lartë të kallfës, të bëhej pas shumë vitesh pastaj mjeshtër, dhe të fitonte të drejtën e lejës (gjedikut) që të mund të hapte punishten e pavarur. Ç. ishte i detyruar të punonte tërë ditën në punishten e ustait, pa pagesë ose me një trajtim ushqimor fare të thjeshtë.

(Z.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çiraku


[cite]