ÇETA PARTIZANE E MARTANESHIT


ÇETA PARTIZANE E MARTANESHIT
✤ U formua më 8.10.1942 në Ballenjë, mbi bazën e njësitit partizan dhe me vullnetarë të krahinës. Një ditë më pas, kreu goditjen kundër një kolone të fashistëve italianë që udhëtonin nga Elbasani për në Korçë. Ç.P. e M. zhvilloi një veprimtari të gjerë propagandistike në krahinën e Martaneshit, Katër Grykëve, Zdrajshit etj., duke rritur efektivin e saj dhe numrin e bazave partizane. Më së bashku me forcat e çetës së Çermenikës (shih) dhe të çetës së Matit (shih) goditi truprojën italiane te Ura e Mirashit mbi rrugën Elbasan-Librazhd. Nga fundi i nëntorit 1942 kreu goditjen në Hotishan gjatë rrugës automobilistike Dibër-Strugë duke i shkaktuar armikut 18 të vrarë e të plagosur. Rol të rëndësishëm në rrugën e saj luftarake luajti komandanti i Çetës Baba Faja Martaneshi (shih). Më 2013.1943 çeta u rreshtua në përbërje të batalionit partizan të Martaneshit. (shih). (P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çeta Partizane E Martaneshit


[cite]