ÇIFTI I DYTË I NERVAVE

ÇIFTI I DYTË I NERVAVE

Formohet nga zgjatime nervore të qelizave të retinës së syrit. Nervi i të parit del nga ana e prapme e bulbit të syrit, kapërcen orbitën dhe, duke kaluar nëpër kanalin optik, hyn në zgavrën e kafkës së bashku me nervin që vjen nga syri tjetër. Secila degë, duke u kryqëzuar, shkon në tru, në qendrën e të parit.

Të gjitha ngacmimet që bien në retinë, shndërrohen në impulse elektrike dhe transmetohen në qendrën e të parit, në tru.

Trupi — Ynë

[cite]