ÇIKLIZMI


ÇIKLIZMI
✤ Sporti i ecjes së shpejtë me biçikleta në largësi të caktuara. Gara e parë e Ç. në Shqipëri u zhvillua më 1920 (Shkodër-Koplik 36 km), gara e parë zyrtare u bë më 1.5.1921 (Shkodër-Tiranë). Rrethi i parë çiklistik i Shqipërisë u organizua nga shoqëria «Vllaznia» e Shkodrës me pjesëmarrjen e 7 grupeve më 1925. Ky ishte rrethi i parë çiklistik në Ballkan. Pas tij u bënë vetëm tre rrethe të tjera. Pas Çlirimit i pari rreth çiklistik i Shaipërisë së re u zhvillua më 1946. Sot 15 klube sportive kanë ekipet e Ç. Të shkallës kombëtare. Organizohet kampionati kombëtar sipas rregullores olimpike, gara tradicionale e kufirit, e Çlirimit etj. Në rrethin e 39-të (1983) mesatarja e shpejtësisë ishte 37.200 km/orë, ndërsa në garën ekipore me kronometër është arritur 44 km/orë.

(B.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çiklizmi


[cite]