Çikoria

Çikoria

(latinisht: Cichorium intybus L., familja Compositae)

Përdorimi:
Droga përbëhet prej gjetheve dhe rrënjëve të çikores , të cilat mblidhen në pranverë dhe në vjeshtë. Çikorja është bimë barishtore shumëvjeçare deri në 1 m e lartë. Lulëzon në korrik deri në shtator. Drogat përdoren për gjallërimin e organizmit, për nxitjen e tretjes dhe urinimit, përmirësimin nganjëherë të ekzemës, zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe të dalët jashtë, pa acaruar aparatin tretës.

Përgatitja:
Zihen 1 lugë gjelle me rrënjë ose me gjethe të grimcuara në një xhezve të madhe me ujë dhe çaji kullohet; pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Në enë të mbyllura mirë droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=142863

 

[cite]