Zhumbrica
Zhumbrica
(latinisht: Thymus longicaulis, ose Th. Serpyllum, familja Labiatae)
Përdorimi:
Bari i lulëzuar dhe i tharë i zhumbricës përdoret si drogë. Zhumbrica përdoret për nxjerrjen e gëlbazës; për përmirësimin e tretjes; për përmirësimin e çrregullimeve të stomakut e të zorrëve.; për qetësimin e spazmave të muskulaturës së lëmuar (në kollën e bardhë). Në formë komprese dhe banje përdoret në plagët e qelbëzuara.
Përgatitja:
2 lugë kafeje me drogë të grimcuar hidhen në ½ gotë ujë të valuar; mbulohen me kapak dhe përmbajtja lihet 15 minuta. Merren 1-3 doza të tilla në ditë.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ 4028mdk09 – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=15026392