Hithra

 

Hithra

Hithra

(latinisht: Urtica dioica, familja Urticaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet e thara të hithrës. Gjethet e hithrës përdoren kundër anemisë; për ndalimin e hemorragjisë; si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit; si nxitëse të urinimit; për shtimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji; si mjet diuretik i lehtë në pezmatime të rrugëve të urinës, në edema dhe në reumatizëm; si mjet ndihmës në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit; në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina; si perime kundër anemisë si dhe për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës). Droga përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj. Droga e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët.

Hithra përdoret për ndalimin e hemorragjisë, kundër anemisë, ndihmon në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, në formimin e dhe sekretimin e qumështit. Këshillohet dhe si mjet diuretik në edezma dhe pezmatime të rrugëve të urinës dhe rumatizmës.
Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina.
Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta dhe të rritura, përdoren në reumatizëm, si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë.  Përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemave.

Përgatitja:
Një luge supe me drogë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1-3 doza të tilla në ditë.

Ruajtja:
Substanca hithës  e ruan veprimin për 18 muaj dhe mbahet në vende të thata.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Júlio Reis – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=634043

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Hithra" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/hithra