Herniaria

Herniaria

(latinisht: Herniaria glabra, Herniaria hirsuta, familja Carophyllaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga bari i lulëzuar i tharë i herniarieve, bimë që takohet në vende të thata, ranore e gurishtore, në fusha etj. Droga përdoret si antiseptik në krizat e veshkave, në pezmatimet e fshikëzës së urinës; në rastet e gurëve dhe të rërës në rrugët urinare, në sëmundjet kronike të veshkave dhe në rastet e pakësimit të nxjerrjes së lëngjeve nga organizmi. Droga ka veti të qetësojë dhimbjet.

Përgatitja:
2-3 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhen në një filxhan çaji me ujë të sapozier. Përmbajtja lihet 15 minuta duke e përzier herë pas here, pastaj kullohet dhe pihet. Merren 2 doza të tilla në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Hajotthu – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=15432117

[cite]