Anasoni

Anasoni

(latinisht: Pimpinella anisum, familja Umbelliferae)

Përdorimi:
Droga përbëhet prej fryteve të thara të anasonit , i cili është bimë njëvjeçare. Anasoni përdoret kundër ngërçeve të muskujve të lëmuar (të stomakut, të zorrëve, mitrës etj.); për nxitjen e prodhimit të lëngjeve nga të gjitha gjëndrat, përfshi edhe ato të qumështit; për largimin e gazeve nga zorrët (karminative); kundër morrave;.për pastrimin e gëlbazave nga rrugët e frymëmarrjes. Rekomandohet sidomos tek fëmijët.

Përgatitja:
Katër lugë kafeje me fryte anasoni të copëtuara hidhen në një filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15-20 minuta. Përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet në 3 doza gjatë ditës. Frytet e anasonit mund të përdoren edhe në formë pluhuri, duke marrë 3 herë në ditë nga 1 gr drogë. Anasoni përdoret dhe si erëz në kuzhinën evropiane për aromatizimin e ëmbëlsirave, pijeve (të uzos greke, sambukas italiane, rakisë turke psh). Anetoli, përbërësi aromatik më i fuqishëm i saj ndodhet dhe në një erëz tjetër (illicium verum), e cila prodhohet më lirë prandaj dhe gradualisht e ka zëvendësuar përdorimin e anasonit në kuzhinën evropiane.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ taken micauploaded Charbelgereige – photo taken micahttp://en.wikipedia.org/wiki/Image:Aniseed_held_in_hand.jpg (english Wikipedia), Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=990206

 

[cite]