Lulëkuqja
Lulëkuqja
(latinisht: Papaver rhoeas, familja Papaveraceae)
Përdorimi:
Petalet e thara të lules së lulëkuqes përdoren si ilaç. Lulëkuqja lulëzon mars-korrik. Droga nuk ka morfinë. Droga qetëson kollën, heq ngacmimin e kollës. Përdoret kryesisht tek fëmijët me pezmatim të bronkeve dhe me sëmundje të mushkërive.
Përgatitja:
2 lugë çaji hidhen në ½ gotë ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet gjysmë ore. Lëngu kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë. Droga e ruan veprimin për 18 muaj.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons
[cite]