Nerënxa

Nerënxa

(latinisht: Citrus Amara Lamk., familja Rutaceae)

Përdorimi:
Lëvoret e fryteve të thara të nerënxës shërbejnë si ilaç. Lëvoret e nerënxës përdoren për hapjen e oreksit, në dispepsi, në ethe etj.

Përgatitja:
30 gr drogë e grimcuar hidhen në 100 gr alkol 80O. Përmbajtja lihet 2 javë duke e tundur herë pas here. Pas 2 javëve lëngu kullohet. Kundër dhimbjeve të stomakut dhe të zorrëve pihen 30 pika në pak ujë.
Për hapje oreksi pihen 15-20 pika në 1 filxhan ujë, gjysmë ore para buke.
Lulet e nerënxës përdoren si qetësuese në fëmijët që vuajnë nga pagjumësia. Çaji përgatitet nga 5 gr lule të thara të cilat hidhen në 1 filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet para gjumit.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Zeynel Cebeci [CC BY-SA 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]