Nejça si piper uji

Nejça si piper uji

Nejça si piper uji

(latinisht: Polygonum hydropiper)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e bimës shërben si drogë. Bima rritet si bar i keq në vende me lagështi. Është e zakonshme në zonën e Korçës. Gjethet e freskëta të saj kanë shije shumë djegëse e cila zhduket kur ato thahen. Lulëzon në qershor-tetor. Droga ka veti të lehta ekspektorante, ka veti rrudhëse dhe antiseptike (në sajë të tanineve që përmban), veti antihemorragjike (në sajë të vitaminës K). Si ekstrakt i lëngët përdoret në metroragji, si diuretik dhe hipotensiv. Në formë përvalese përdoret në pezmatimet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, në kollën e bardhë etj. Përdoret dhe nga jashtë për lehtësimin e pezmatimeve dhe dhimbjeve të kyçeve; në artroza dhe sëmundje të lëkurës.

Përgatitja:
Një lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhet në 1 l ujë të sapozier dhe lihet 15 minuta. Pihen 2-3 gota çaji në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ No machine-readable author provided. Aroche assumed (based on copyright claims). [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/) or CC 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by/2.5)], via Wikimedia Commons

[cite]