DROPULLI
✤ Krahinë etnografike në rrethin e Gjirokastrës, në bregun e majtë të 1. Drino gjatë rrëzës L të Malit të Gjerë dhe Stugarës, nga ishati Dervician në V deri në kufirin shtetëror në J. Ndahet në dy pjesë: D. i Sipërm deri në Jorgucat, që përfshin 16 fshatra me qendër në Vrisera dhe D. i Poshtëm (10 fshatra) me cendër në Sofratikë. Nga këto fshatra 3 janë me kombësi shqiptare, të tjerat me kombësi greke. Për të ruajtur fondin e tokës e për t’u shpëtuar permbytjeve në të kaluarën, të gjitha fshatrat janë vendosur në rrëzë të Malit të Gjerë e Stugarës shumë afër me njëri-tjetrin.
Të dhënat historike e gjuhësore tregojnë se banorët e D. me kombësi greke kanë ardhur në keto vise në shek.XVIII si bujq të çifligjeve të feudalëve shqiptarë. Banorët e D. në të kaluarën rronin në kushte të vështira: pjesa më e madhe e prodhimit të tyre shkonte në dorë të pronarëve, shtetit, kishës etj. Në këto kushte, me shumicë burrat shkonin jashtë vendit, në emigrim, kurse mbi gratë rëndonin edhe punët e bujqësisë. Fshatrat e D. kanë pamjen e qytezave të vogla, të vendosura në shpat të kodrave, duke iu përshtatur stilit të arkitekturës së Gjirokastrës. Në ndërtimin e banesave është përdorur guri. Burri dropullit vishej më parë me fustanellë e më vonë me poture. Në kokë mbante një feste të zezë të palosur. Gruaja kishte një veshje tipike: pjesa kryesore ishte shita (hitioni i vjetër), me këmishë të gjatë, me fund të shkëputur dhe me një përparje të qëndisur me fije ari.
Popullsia me kombësi greke, e cila në Shqipëri arrin gjithsej afër 50.000 veta mori pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ të popullit shqiptar. Pas Çlirimit ajo gëzon të gjitha të drejtat e pakicave kombëtare të sanksionuara në Kushtetutën e RPSSH. Gjatë pushtetit popullor në D. janë bërë ndryshime .rrënjësore në zhvillimin ekonomiko-shoqëror e kulturor. Kolektivizimi i bujqësisë dhe përparimi i vazhdueshëm i saj ka ngritur nivelin e jetesës së popullit në mënyrë të pakrahasueshme me paraçlirimin. Është siguruar uji i pijshëm për të gjitha fshatrat e zonës (16 tetor 1952). Në ‘çdo fshat sot ka njësi tregtie, çerdhe e kopshte fëmijësh, shkolla 8-vjeçare, qendra shëndetësore, vatra e shtëpi kulture. Në D. ka dy shkolia të mesme me profil bujqësor (Bularat, Vrisera), një spital (Vrisera), një pallat kulture (Dervician) dhe një muze unikal kushtuar kurbetit. Çdo fshat ka grupin e vet të këngëve e valleve popullore, ndërsa krahina ka ansamblin folklorik «Dropulli». Për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore është ngritur një degë e veçantë pranë shkollës së mesme pedagogjike në Gjirokastër, ku të gjitha lëndët jepen greqisht. Është ngritur edhe katedra e gjuhës greke në Institutin Pedagogjik të Gjirokastrës. Nga D. kanë dalë qindra kuadro të mesme e të larta nga të gjitha specialitetet që punojnë jo vetëm në D., por në të gjithë vendin. Për minoritetin grek që tga viti 1945 botohen greqisht gazeta Llaiko Vima (shih) dhe një literaturë e gjerë politike, artistike e tekniko-shkencore. Nga radhët e minoritarëve kanë dalë krijues të fushave të ndryshme, shkrimtarë që krijojnë në gjuhën e tyre amtare, veprat e tyre përkthehen shqip dhe anasjelltas, janë përkthyer greqisht vepra politike, letrare etj. të autorëve shqiptarë.
(F. Kr.—Rr. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dropulli