DROGAT ORIENTALE


DROGAT ORIENTALE
✤ Produkte bimore (nga rrënjët, lëkura, farat, lulet etj.) që përdoren si aromatizuese, ngjyruese, pikantë etj. D. O. janë njohur dhe përdorur në vend prej kohësh. Ndër to vend të parë zënë edhe sot kafja (Coffea arabica L.), çaji (Thea sinensis L.), kakaoja (Theobroma cacao L.), kanella (Cinnamomum zeylanicum Nees), karafili (Eugenia caryophyllata Thurnb.), vanilja (Vanilla planifolia Andrews), qimnoni (Cuminum cuminum L.) etj. Janë përdorur si pije të ngrohta kafja, çaji, kakaoja; si aromatizuese në ushqime lëkura e kanellës, burbuqet e thara të karafilit, frytet-kapsula të vaniljes etj. Si erëza djegëse-pikante frytet e piperit (Piper nigrum L.), rrënjët e xhinxhifilit (Zingiber officinale Boscoe), kokrrat e moskoarrës (Myristica fragrans Houtt), farat e kardamomit (Elettraria cardamomum Maton) etj; si iëndë ngjyruese bimore: kënaja (Lawsonia inermis, I_), bakëmi (Caesalpinia spp.), shafrani (Crocus sativus L.) etj; ose në formë rrëshirash për tymin balsamik gjatë djegies së tyre, si temiani (Boswellia carterii, Birdw). Përdoren edhe disa droga ië rjera në sasira të vogla nga industria ushqimore. :-:ë të kaluarën ato silleshin në Shqipëri nga vendet e Lindjes dhe portet e Mesdheut. Përdorimi i D. O. narkotike, si opiumi i hashashit (Papaver scnmiferum, L.), marihuana ose kërpi i Egjiptit, hashishi ose kërpi i Hindisë (Canabis indica L.), zjeihet e bimës së kokës (Erythroxylon coca, Lamk) eti., për qëllime dehëse ndalohet me ligj. (H. Bi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Drogat Orientale


[cite]