DUMREJA
✤ Pllajë kodrinore karstike në JL +* rrethit të Elbasanit midis Shkumbinit të mesëm në V, Devoilit të poshtëm në L e J dhe fushës së Myzeqesë në skajin JP në P kodrat kanë shtrirje të ndryshme dhe reliev të butë, në formë kupolash, pak i copëtuar nga veprimtaria gërryese e ujërave rrjedhëse. Kanë lartësi mesatare 150-200 m, rrallë më shumë (mali i Gradishtës 239 m, mali i Gesterës 260 m, Kalaja e Turës 240 m, maja e Gramirës 295 m). Në skajin V të D. ngrihet Kodra e Malit, pika më e lartë e saj (450 m).

Tipari më karakteristik i D. që në pikëpamje gjeologjike përbën një diapir është përhapja e gjerë e gjipsit, dolomitit, gëlqerorëve dhe në thellësi e kripës së gurit, të cilat treten lehtë nga ujërat sipërfaqësore e nëntokësore. Prandaj në D. është zhvilluar një tip i veçantë i karstit me hinka e gropa të shumta karstike. Ato përbëjnë tiparin karakteristik të relievit dhe pei.zazhit të Dumresë, kanë diametër nga * 15-20 m dhe thellësi nga 2-3 m në 10-15 m e më shumë. Mjaft prej tyre përbëjnë Liqenet e Dumresë (shih). Përveç këtyre liqeneve karstike D. ka mungesë të theksuar të rrjedhjeve sipërfaqësore, për shkak të përshkimit të ujërave në thellësi. Prandaj edhe bimësia natyrore e D. është shumë e varfër, ka vetëm korije të vogla dushku e shkurre (drizë, murriz, shkozë etj.). Ka kullota të pasura dimërore. Klima e D. është mesdhetare kodrinore. Temp. .mesatare vjetore është 15.4°C, mesatarja e korrikut 24.2°, ajo e janarit 8.6°C. Sasia mesatare e reshjeve 1080 mm. D. ka qenë banuar që në kohët më të lashta, siç dëshmohet nga gërmimet arkeologjike në vendbanimin e Belshit (shih). Në të kaluarën D. ka qenë një nga krahinat më të prapambetura të Shqipërisë, me natyrë të egër, e prekur shumë pak nga dora e njeriut. Pas Çlirimit, u kryen punime të mëdha që e shndërruan krejt natyrën: u hapën toka të reja, u bënë pyllëzime, ujitje, u ngritën qendra të reja të banuara etj. Sot D. është bërë një zonë e rëndësishme bujqësore e vendit, e cila dallohet sidomos për rritjen e duhanit, lulediellit, grurit etj,, që japin rendlmente të larta. Qendrat kryesore të banuara janë Belshi (kryeqendra tradicionale e krahinës), Gradishta, Grekani, Pekishti, Gjyzaji, Dëshirani, Përparimi etj. Në D. është ngritur një NB e madhe me qendër në Belsh.

(V. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dumreja


[cite]