DURI MIHAL
✤ (1916-1942). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes punëtore e komuniste dhe i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Erind të Gjirokastrës në një familje fshatare të varfër. Punoi në fillim si shegert e më vonë në Tiranë si punëtor tipograf. Përqafoi idetë komuniste dhe u bë revolucionar i vendosur. Ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit e lëvizjes revolucionare të tipografëve dhe një ndër themeluesit e shoqatës së tipografëve e të marangozëve të Tiranës. U burgos më 1941, po në shtator u arratis e u hodh në .ilegalitet, Anëtar i PKSH ‘që me themelimin e saj. Njohja e veprimtaria përkrah shokut Enver Hoxha i hapën horizonte të gjera dhe i shërbyen si shkollë e madhe edukimi e kalitjeje revolucionare. Ishte një ndër organizatorët e shtypit ilegal të, Partisë, sekretar i celulës së Partisë në çetën e Pezës (1942), komandant i njësitit gueril të Pezës. Kreu me sukses një sërë aksionesh kundër pushtuesit e tradhtarëve në Tiranë, Ndroq, Durrës etj. Ra heroikisht me armë në dorë në përpjekje me fashistët e tradhtarët, më 20.8.1942. Emrin e tij e mbajnë shtypshkronja në Tiranë, rrugë etj.
(F. La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Duri Mihal
[cite]