DUSHKARAKU


DUSHKARAKU
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (L), në bregun e majtë të Vjosës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Sevasterit (shih). Dëshmohet si vendbanim i vjetër. Më parë njihej me emrin Pronovik. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942 dhe mori pjesë sh. Hysni Kapo. Celula e PKSH u formua në prill 1943. Gjatë Luftës ANÇ këtu ka ardhur sh. Enver Hoxha, ku bëri disa takime në shtëpinë e patriotit Murat Xhelilaj për demaskimin e fraksionit antiparti të Sadik Premtes. Këtu u ngrit këshilli NÇ i qarkut të Vlorës (shtator 1943). Në D. është ruajtur teknika e Partisë. Çeta e fshatit u ngrit më 1942. Në qafën e Dushkarakut është zhvilluar një luftë e ashpër kundër forcave gjermano-balliste. D. më 1943 ka qenë qendër e Komitetit të Partisë së rajonit për fshatrat e Vlorës. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar me qendër Sevaster. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të duhanit. D. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dushkaraku


[cite]