E ARDHURA NETO E CENTRALIZUAR NGA KOOPERATIVAT BUJQËSORE
✤ Pjesë e së ardhurës neto që krijohet në sektorin kooperativist të bujqësisë, e cila përqendrohet në buxhetin e shtetit në procesin e rishpërndarjes të së ardhurës kombëtare, me anë të disa tarifave të diferencuara që caktohen në mënyrë të centralizuar, në përputhje me fuqinë ekonomike të kooperativave bujqësore. Ajo shërben si një mjet në duart e shtetit për të tërhequr një pjesë të rentës diferenciale. Kooperativa bujqësore detyrohet ta derdhë të A.N të C. në buxhetin e shtetit në afate të caktuara, sipas të ardhurave që realizohen nga veprimtaria ekonomiko-prodhuese. E A.N. e C. nga kooperativat bujqësore përbën një nga burimet e të ardhurave të buxhetit dhe përdoret me plan nga shteti për nevojat e përgjithshme.
(S.Hi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Ardhura Neto E Centralizuar Nga Kooperativat Bujqësore
[cite]