E DREJTA PENALE
✤ 1. Degë e së drejtës socialiste të RPSSH që përfshin tërësinë e normave juridike të vendosura nga shteti i diktaturës së proletariatit, të cilat përcaktojnë veprat penale (krimet dhe kundërvajtjet penale), dënimet dhe parimet e marrjes në përgjegjësi penale të personave që i kryejnë ato.
Detyrat e së drejtës penale realizohen kryesisht me anë të zbatimit të dënimeve kundër atyre që kryejnë vepra shoqërisht të rrezikshme. Në bazë të Kushtetutës së RPSSH është hartuar Kodi Penal (1977), i cili përmban një sistem të caktuar të normave penale, të ndarë në dy pjesë: a) pjesa e përgjithshme, ku përfshihen parimet dhe institutet e përgjithshme të së drejtës penale dhe b) pjesa e posaçme që parashikon figurat konkrete të veprave penale (krimet dhe kundërvajtjet penale). 2. Degë e shkencës juridike që studion marrëdhëniet juridike penale dhe normat e së drejtës penale.
(I.E.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Drejta Penale
[cite]