E DREJTA PROCEDURALE CIVILE
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH që përfshin tërësinë e normave juridike që rregullojnë veprimtarinë e organeve dhe të pjesëmarrësve në procesin gjyqësor civil. E drejta procedurale civile e RPSSH siguron mbrojtjen e interesavetë ligjshme të pjesëmarrësve në procesin gjyqësor civil, zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të mosmarrëveshjeve civile në gjykim; ajo ka për qëliim që të parandalojë mosmarrëveshjet civile dhe shkeljet e tjera të ligjit.
Burimet kryesore për të drejtën procedurale civile janë Kushtetuta e RPSSH e vitit 1976 dhe Kodi i Procedurës Civile i vitit 1982.
2. Degë e shkencës juridike që studion normat juridike, të cilat përbëjnë degën e së drejtës procedurale civile.
(S.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – E Drejta Procedurale Civile
[cite]