E DREJTA PROCEDURALE PENALE


E DREJTA PROCEDURALE PENALE
✤ 1. Degë e së drejtës të RPSSH që përfshin tërësinë e normave juridike, të cilat parashikojnë rregullat e hetimit dhe gjykimit të çështjeve penale. E D.P.P. ose procedura penale udhëhiqet nga politika e PPSH, bazohet në ideologjinë marksiste-leniniste dhe ka për detyrë t’i shërbejë ruajtjes dhe forcimit të shtetit të diktaturës së proletariatit nëpërmjet hetimit e gjykimit të drejtë të veprave penale. Burime të së D.P.P. janë: a) Kushtetuta e RPSSH, e eila përmban parimet më të rëndësishme me karakter procedural siç janë pavarësia e gjykatave, gjykimi me dyer të hapura, në gjuhën shqipe dhe me pjesëmarrjen e ndihmësgjyqtarëve, paprekshmëria e personit, e drejta e mbrojtjes së të pandehurit; b) Kodi i procedurës penale (1979), i cili përmban një sistem të zhvilluar të normave procedurale penale që përcaktojnë rendin e hetimit dhe gjykimit të çështjeve penale; c) Ligji mbi organizimin gjyqësor (1968) e ligje të tjera të veçanta, si ligji mbi gjykatat e fshatrave, të qyteteve dhe lagjeve të qyteteve (1968), ligji mbi krijimin e zyrave të ndihmës juridike (1967), ligji mbi prokurorinë e RPSSH (1981). 2. Degë e shkencës juridike, që merret me studimin e normave procedurale penale. (G.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – E Drejta Procedurale Penale


[cite]