EKONOMIA POLITIKE – KAPITALIZMI
✤ Libri i parë shkencor përgjithësues, botuar më 1980 nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, i hartuar nga një kolektiv autorësh dhe redaktuar nga Hekuran Mara, Deko Rusi, Theodhori Bej. Edmond Luçi, Selaudin Kucaj.
Libri mbështetet në teorinë marksiste-leniniste, në dokumentet e PPSH dhe në mësimet e shokut Enver Hoxha. Në të u bëhet një analizë e thellë dukurive ahe kontradiktave themelore të kapitalizmit bashkëkohor dhe pasqyrohet përvoja e luftës revolucionare të klasës sonë punëtore me në krye PPSH dhe e lëvizjes çlirimtare të popujve kundër imperializmit e socialimperializmit. Një vend të rëndësishëm në libër zë lufta e papajtueshme dhe parimore e PPSH kundër teorive borgjeze e revizioniste dhe demaskimi i karakterit të tyre antimarksist e reaksionar.
Libri përbëhet nga hyrja dhe 22 krerë, ndarë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë analizohen ligjet e lindjes e të zhvillimit në fazën paramonopoliste të kapitalizmit. Ndërkaq analiza e veprimit të ligjeve dhe të kategorive ekonomike të kapitalizmit shtrihet deri në ditët e sotme. Në pjesën e dytë trajtohen tiparet dhe veçoritë që karakterizojnë fazën monopoliste të zhvillimit. Libri mbyllet me kapitullin mbi krizën e përgjithshme të kapitalizmit..
(D. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ekonomia Politike – Kapitalizmi