EKONOMIA KOMUNALE


EKONOMIA KOMUNALE
✤ Degë e ekonomisë që plotëson kërkesat për përmirësimin e kushteve materiale të popullit. Administron dhe meremeton banesat, mirëmban rrugët, kanalizimet, 7parqet, lulishtet, plazhet, furnizon qytetet me ujë, energji elektrike dhe me lë’ndë djegëse, kryen shërbimet e varrimit, të banjove, lavanderive etj.

Para Çlirimit të vendit nuk kishte sektorë të posaçëm për shërbimet komunale të popullatës. Bashkitë (shih) merreshin vetëm me pastrimin e rrugëve në qendrat e qyteteve kryesore, me meremetimin e vogël të ndonjë rruge etj. Të gjitha shërbimet e tjera kryheshin në mënyrë vetjake ose nga zejtarë të ndryshëm. Për furnizimin e popullsisë së qyteteve kryesore me energji elektrike, si dhe për shërbimin elektrik, i cili ishte shumë i kufizuar, merreshin shoqëri kapitaliste vendase e të huaja. Pas Çlirimit, E.K. u zhvillua dhe u zgjerua krahas ngritjes së gjithanshme të mirëqenies së masave punonjëse në qytete, qendra të banuara, ndërmarrje bujqësore dhe fshatra. Në të gjitha qytetet u ngritën seksione të E.K. pranë k.e., si dhe ndërmarrje komunale në qytetet kryesore të vendit. Më 1951 u krijua Drejtoria e E.K., e cila në vitin 1969 pasi përfshiu edhe veprimtarinë e artizanatit si punimin e riparimin e këpucëve dhe të rrobave me porosi, ndreqjet e riparimet e sendeve dhe objekteve shtëpijake etj., u organizua në Drejtori të Përgjithshme të E.K., ndërsa më 1980 u krijua Ministria e E.K. Sot veprimtaria e mbi 80 ndërmarrjeve të E.K. ka përfshirë veç shërbimeve komunale (shih) të ndryshme. edhe prodhimin e artikujve të imët të zejtarisë për nevojat e popullatës, duke përdorur kryesisht mbetjet teknologjike të industrisë. E.K. ka sot detyra të rëndësishme për shtrirjen dhe zhvillimin e shërbimeve komunale në shtëpitë e qytetarëve, si dhe për shtrirjen e zhvillimin e të gjitha shërbimeve komunale në fshatrat e vendit.

(Va.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ekonomia Komunale


[cite]