EKSPEDITA OSMANE KUNDËR MALËSISË SË MADHE


EKSPEDITA OSMANE KUNDËR MALËSISË SË MADHE
✤ (1612). Një nga ekspeditat ndëshkimore që ndërmori Stambolli në kuadrin e luftës kundër «Maleve Shqiptare», vatër e qëndresës së armatosur. Ekspedita u drejtua kundër Malësisë së Madhe, e cila ruante vetëqeverisjen me këmbëngulje, duke mos lejuar vendosjen e pushtetit osman dhe të spahinjve në këtë krahinë. Ushtria osmane prej 25.000 vetash u përqendrua në Podgoricë dhe prej andej organizoi sulme në disa drejtime për të depërtuar në thellësi të Malësisë së Madhe. Luftimet zgjatën rreth 3 muaj, osmanët i mbajtën malësorët nën goditje të vazhdueshme por pa sukses. Pasi dogjën Palabardhin, u detyruan të tërhiqeshin duke lënë mjaft spahinj të vrarë.

(E.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ekspedita Osmane Kundër Malësisë Së Madhe


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "EKSPEDITA OSMANE KUNDËR MALËSISË SË MADHE" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ekspedita-osmane-kund%c3%abr-mal%c3%absis%c3%ab-s%c3%ab-madhe