ERSEKA
✤ Qytet në JL të Gropës së Kolonjës, në lartësinë 1030 m, qendër e rrethit të Kolonjës. Popullsia 3700 banorë. Përmendet si qendër tregtare dhe zejtare në shek. XVIII. Shkolla e parë shqipe u hap më 1887.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare këtu ihvilluan veprimtari klubi «Bashkimi» (1909) dhe atdhetarë si Petro Nini Luarasi, Spiro Bellkameni, 5ali e Gani Butka, Hasan Qinami etj. Në tetor 1142 nga forcat e çetave partizane u godit garnizoni fashist italian. U çlirua më 20 tetor 1944. E. n ndërtua kryesisht në vitet e pushtetit popullor fhe mori pamjen e një qyteti të bukur të vogël. Eshië ngritur një industri e lehtë me fabrika konservimi të frutave, të blojës, të qumështit, me ndërmarrjen e përpunimit të drurit, frigoriferin eti. E. ka shkollë të mesme të përgjithshme, dy ‘ tkolla të mesme profesionale, degën e Lidhjes se Shkrimtarëve dhe të Artistëve, biblioteka, muze historik dhe të arsimit, dy spitale, poliklinikë, klinikë dentare, qendrën epidemiologjike. Janë ngritur një përmendore kushtuar Iuftëtarëve parriotë të Rilindjes, përmendorja e çlirimit të qy:etit. busti i Petro Nini Luarasit. Ka rrjetin e ehërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Erseka


[cite]