ESTETIKA


ESTETIKA
✤ Shkenca që studion ligjet më të përgjithshme të përvetësimit estetik të realitetit.

Mendimi estetik shqiptar më i hershëm përftohet nga krijimet folklorike, ku populli ka shprehur shijet e veta estetike. Disa elemente të para të mendimit estetik të shkruar hasen qysh në veprat e humanistëve shqiptarë të shek.XVI. Rilindja Kombëtare shënon një periudhë të re edhe në mendimin estetik. Mendimi i ri estetik u mishërua jo vetëm në veprat artistike të shkrimtarëve, si p.sh. në poemat «Bukuria», «Fjalët e qiririt* të N.Frashërit, «0 Shqypni» të P.Vasës, por edhe në trajtën e mendimit teorik, të shprehur sidomos nëpërmjet studimesh kritiko-letrare dhe folkloristike të V.Dorsës, J.De Radës, J.Vretos, Z.Jubanit, N.Frashërit, P.Vasës etj. Në to spikat ideja e origjinalitetit kombëtar dhe e vënies së artit në shërbim të qëllimeve patriotike. Në librin «Parime të estetikës» (1861) të J.De Radës për herë ië parë në trajtë teorike trajtohen problemet themelore të E. në bazë të idealeve socialestetike të Rilindjes Kombëtare. Në këtë frymë mendime interesante estetike janë shprehur edhe në një varg artikujsh të botuar në revistën «Alhania», në shtypin patriotik të kohës nga L.Gurakuqi, Çajupi, Asdreni etj.

Pas Shpalljes së Pavarësisë prodhimin^ietrar e përcolli një mendim estetik më i zhvilluar, që ishte pjesë e ndërgjegjes së popullit në luftën e tij kundër shtypjes e padrejtësisë shoqërore. Në këtë periudhë spikatën pikëpamjet demokratike të F.S.Nolit, të shprehura në siudimet kritiko-letrare, siç ishin introduktat, me-‘ të cilat shoqëroi përkthimet e tij në vitet 20.

Në luftën e ashpër ideologjike të viteve 30-të, nië vend të rëndësishëm zënë edhe problemet e mendimit estetik. Në qendër të kësaj qëndroi problemi i drejtimit estetik të letërsisë dhe arteve dhe i raportit të tyre me realitetin shqiptar, me masat popullore. Në këtë kohë nën ndikimin e grupeve komuniste, mori hov një mendim estetik i ri përparimtar, që u shpreh si në letërsihë përparimtare realiste, ashtu edhe në artikuj të hotuar në organe të shtypit periodik, sidomos në revistën «Bota e re». Ky mendim u s’nfaq kundër atij orientimi estetik që e vinte letërsinë në shërhim të pakicës sunduese reaksionare, kundër formalizmit e sentimentalizmit, kundër ndikimeve fetare e kozmopolite. Mendimi përparimtar estetik i kësaj periudhe formuloi kërkesën për thellimin e frymës realiste të letërsisë shaipe, për të pasqyruar me thellësi gjendjen e mjeruar ië masave punojnëse, për të kritikuar plagët e renda shoqërore në kushtet e regjimit feudo-borgjez të Zogut.

Me themelimin e PKSH (sot Partia e Punës) hapet etapa e re e mendimit estetik marksist-leninist. Fillimet e këtij mendimi i gjejmë qysh në vitet e Luftës ANÇ në rezolucionet e dokumentet e PKSH, në organet e shtypit antifashist «Zëri i populIit» dhe «Kushtrimi i Lirisë», që ishte ngarkuar nga Partia të kthehej edhe në një tribunë të forcave të reja letrare. Pas Çiirimit të vendit mendimi estetik marksist-leninist merr hov përmes botimit e propagandimit të veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit, që trajtojnë çështje të letërsisë dhë arteve, dhe përmes përpunimit të problemeve estetike nga Partia dhe sh.Enver Hoxha në një varg dokumentesh, raportesh e fjalimesh. Orientimet e Partisë dhe mësimet e sh.Enver Hoxha janë një kontribut me vlerë të madhe në mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mendimit estetik marksist-leninist,. në luftë kundër teorive dhe praktikave estetike borgjezo-revizioniste. Tezat dhe mendimet e shprehura në dokumentet e Partisë dhe në veprat e sh.Enver Hoxha janë përgjithësim teorik i praktikës letrare e artistike shqiptare të realizmit socialist. Ato trajtojnë shumë prohleme teorike të estetikës, siç janë parimet e partishmërisë proletare, të pasqyrimit realist të proceseve jetësore, të forcimit të karakterit kombëiar, të vlerësimit kritik të trashëgimisë artistike kombëtare e botërore, të kuptimit të drejtë të novatorizmit dhe traditës, të rolit të artit në revolucion e në ndërtimin e socializmit, të edukimit estetik të masave etj. I rëndësishëm është veçanërisht kontributi i mendimit estetik të Partisë në përpunimin teorik të thelbit të metodës së realizmit socialist dhe tipsreve më kryesore të saj, në luftën kundër pikëpamjeve estetike të revizionistëve modernë të çdo ngjyre. Mendimi estetik

i PPSH dhe i shokut Enver Hoxha përbën themelin ideologjik e teorik që i ka paraprirë lulëzimit të jirtit e letërsisë së realizmit socialist në Shqipëri. Studimi dhe propagandimi i estetikës marksiste-leniniste ka marrë zhvillim të madh në shkolla, institute studimore, madje edhe në punën edukative masive. Në këtë kuadër kanë dhënë ndihmesën e tyre me studime e botime edhe Alfred Uçi, Raqi Madhi, Teufik Çaushi etj. (T.Ç.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Estetika


[cite]