FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE


FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
✤ Fakultet i UT, qendër kryesore për përgatitjen e kuadrove të larta në fushat e gjeoiogjisë, minierave dhe naftës. U krijua më 1952 si Fakultet i Institutit Politeknik. Me themelimin e UT u përfshi si degë e veçantë në Fakultetin e Inxhinierisë, dhe nga viti 1962 u organizua si fakultet më vete. Afati i studimeve është 5 vjet. Sot ka 5 degë dhe 8 katedra: të gjeologjisë, të mineralogjisë-petrografisë, të gjeologjisë së naftës e të gazit dhe të hidrogjeologjisë, të vendburimeve të mineraleve të dobishme të ngurta, të pasurimit të mineraleve të dobishmë, të gjeofizikës, të minierave dhe të shpimit të puseve e të nxjerrjes së naftës e të gazit. Ai ka 18 laboratorë dhe 21 kabinete si dhe sektorin e gjeologjisë të Muzeut të Shkencave të Natyrës.

Deri më 1984 fakulteti ka përgatitur rreth 2000 kuadro të lartë. Pranë tij funksionojnë kurse pasuniversitare 1-2-vjeçare. Përveç teksteve mësimore përgatit monografi dhe vjetarë (shih) me studimet më të rëndësishme të punonjësve mësimorë-shkencorë ose të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Katedrat bashkëpunojnë me iristitucionet dhe ndërmarrjet gjeologo-minerare për studime të rëndësishme në fushat e gjeologjisë, të naftës dhe të minierave. Boton bashkë me institutet e dikastereve Përmbledhje studimesh (shih) 1972 dhe nga viti 1983 Buletini i Shkencave minerare (shih).

(E.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fakulteti I Gjeologjisë Dhe I Minierave


[cite]