RRETHI I ELBASANIT


RRETHI I ELBASANIT
✤ Shtrihet në Shqipërinë e Mesme, pjesërisht në Krahinën Malore Qendrore (shih). dhe pjesërisht në Ultësirën Bregdetare (shih). Sipërfaqja 1481 km3. Popullsia 213200 banorë. Dendësia 144 banorë km2. Ka tri qytete: Elbasani, qendra e rrethit, Peqini, Cërriku dhe 199 fshatra të grupuara në 26 fshatra të bashkuara. Popullsia në qytet: 40,6%, në fshat 59,4%. Rritja natyrore 2,23%.

E. është rreth fushor e pjesërisht kodrinor-malor. Lartësia mesatare 440 m. Maja më e lartë: mali i Jaronishtit (1883 m). Malet ndodhen në VL, L e JL: Funari, Labinoti, Shmili, Shpati. Kodrat ndodhen në VP, P e JP si kodrat e Kërrabës, Dumresë, Sulovës dhe Llixhës. Fushat ndodhen në pjesën qendrore si fusha e Elbasanit, Cërrikut, Peqinit, Gostimës (pjesë e luginës së Devollit). Malet janë veshur me pyje, kryesisht ahu dhe pishe, në kodrat ka shkurre mesdhetare. Fushat përbëhen prej tokash pjellore livadhore aluviale dhe livadhore të hinjta kafe. Pyjet e larta zënë 42% të sipërfaqes, pyjet e ulëta 19%, shkurret 39%. Masivet kryesore pyjore prej ahu janë në malet e Shpatit, Shmilit, Polisit. Kullotat zënë një sipërfaqe prej 10230 ha. Lumenjtë kryesorë janë: Shkumbini i Poshtëm. me degë: Manazderen, Zaraniken, Gostimën, Kushën e Paprin dhe Devolli i Poshtëm. Në pllajën e Dumresë numërohen me dhjetëra liqene karstike me thellësi deri 60 m. Në liqenet rriten peshq. Burimet kryesore ujore janë Gurra e Griqanit, e Labinotit, e Gjinarit dhe e Byshekut. Në Llixhë ka burime termale me vlerë të madhe shëruese ku është ngritur dhe një qendër kurative. Klima në vendet e ulëta dhe të mbrojtura është më e butë (Elbasani: temp. mesatare vjetore 15.2° temp. mesatare e janarit 6.5°, e korrikut 24.6°) në viset e larta ashpërsohet (Gjinar: temp. mesatare vjetore 12.2°, temp. mesatare e janarit 5.2°, e korrikut 20.8°). Edhe sasia e reshjeve vjetore rritet me relievin (Elbasan 1157 mm, Shpat 2033 mm). Erërat në dimër janë VL e L të ftohta (era e Krastës që është një lloj murlani), në verë janë JP e VP.

Rr. i E. para Çlirimit ka qenë shumë i prapambetur, me një ekonomi kryesisht bujqësore, me prodhim të pakët e rendimente të ulëta të kulturave. Veç artizanatit kishte vetëm disa fabrika e punishte të vogla. Pas Çlirimit Rr. i E. është shndërruar në një rreth industrialo-bujqësor nga më të zhvilluarit të vendit. Industria zë 77% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Prodhimi industrial i rrethit më 1982 ishte 68,8 herë më i madh kundrejt v.1938 dhe 6.2 herë më i madh kundrejt v.1960. Rrethi i Elbasanit jep 11% të prodhimit të përgjithshëm industrial të Republikës. Ndërsa përpara Çlirimit 9/10 e prodhimit industrial e zinte ind. ushqimore, në ditët e sotme ind. ka marrë karakter kompleks dhe vendin kryesor e zënë degët e ind. së rëndë. Degët më të rëndësishme janë: metalurgjia e zezë që jep 24,6% të prodhimit të përgjithshëm industrial të rrethit me Kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» që përfshin një sërë uzinash; ind. kimike zë 18,9% të prodhimit. Janë zhvilluar degët e ind.së material ndërtimit, ind. ushqimore, ind. e drurit (Elbasan) dhe e përpunimit të naftës (Cërrik).

Bujqësia jep 23% të prodhimit të përgjithshëm industrial-bujqësor të rrethit. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1947 dhe mbaroi më 1967. Sektori koop. jep 78% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe NB 22%. Sipërfaqja e punueshme zë 31.5% të sipërfaqes së rrethit dhe është rritur 6.8 herë në krahasim me vitin 1938. Rreth 51% e sipërfaqes së punueshme ujitet. Bimët e arave zënë 82.8%, pemishtet 6% e ullishtat 9.5%. Kulturat kryesore janë: gruri, misri, duhani, panxharsheqeri, luledielli, perimet, ullinjtë, pemët. Në blegtori mbizotërojnë dhentë, dhitë, gjedhët, derrat dhe shpendët. Rrugët kryesore automobilistike janë: Elbasan-Tiranë, Elbasan-Koreë, Elbasan-Durrës, Elbasan-Gramsh. Hekurudhat: Elbasan-Durrës, Elbasan-Pogradee.

Rr. i E. është i njohur për traditat arsimore e kulturore. Më 1909 u çel shkolla Normale, e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar. Në ditët e sotme rrethi ka 160 çerdhe e kopshte, 115 shkoila 8-vjeçare, 49 shkolla të mesme, Institutin e Lartë Pedagogjik «A.Xhuvani», filiale të Universitetit të Tiranës, 128 muze, 4 shtëpi–muze, 254 biblioteka në qendra pune, vatra kulture, shkolla fshati etj., botohen dy gazeta lokale («Shkumbini» -dhe ‘ «Metalurgu»). Ka 4 pallate kulture, 23 shtëpi kulture, 49 vatra kulture, 4 kinema, 1 pallat sporti. Rr. i E. ka 10 spitale, 40 shtëpi e reparte lindjeje, 1 poliklinikë, 2 qendra pushimi (Gjinar e Llixhë).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Elbasanit


[cite]