FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT


FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT
✤ Fakultet i UT, qendër kryesore për përgatitjen e specialistëve me kualifikim të lartë për ndërtimin, arkitekturën dhe gjeodezinë. U krijua më 1983 nga ndarja e Fakultetit të Inxhinierisë (krijuar më 1957). Sot ka 4 degë të ngritura në kohë të ndryshme: degën e ndërtimit me dy profile (të ndërtimeve qytetare dhe industriale dhe të rrugëve, urave e veprave nëntokësore), degën e hidroteknikës, degën e arkitekturës me dy profile (të arkitekturës dhe të urbanistikës) dhe degën e gjeodezisë. Ka katedrat e konstruksioneve të ndërtimit, rezistencës së materialeve, gjeodezisë, hidroteknikës dhe arkitekturës. Afati i studimeve është 5 vjet. Ka filiale në disa qytete rë vendit, ku përgatiten inxhinierë ndërtimi me sistemin pa shkëputje nga puna. Fakulteti është i pajisur me laboratorë dhe kabinete si ata të materialeve të ndërtimit, të mekanikës së dherave, rezistencës së materialeve, hidraulikës, gjeodezisë etj. Puna kërkimore-shkençore është e lidhur ngushtë me nevojat e ndërtimit socialist të vendit dhe bashkërendohet me institucionet e tjera. Pranë fakultetit ka kurs kualifikimi pasuniversitar dyvjeçar me shkëputje nga puna për inxhinierët e instituteve të studimeve dhe projektimeve të ndërtimit. (V.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fakulteti I Inxhinierisë Së Ndërtimit


[cite]