FARKA E MADHE
✤ Fshat në rrethin e Tiranës, në JL të kryeqytetit. Dëshmohet si vendbanim që nga fundi i periudhës së hekurit. Banorët kanë qenë mjeshtër të punimit të hekurit (farkëtarë) nga ku e ka prejardhjen emri i fshatit. Gjatë Luftës ANÇ fshati ka qenë bazë e forcave partizane. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në gusht 1956. Është përfshirë në NB «Gjergj Dimitrov». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i rrushit, i pemëve, i ullinjve dhe rritja e bagëtisë. Një ujëmbledhës i madh shërben edhe për kurorën e Tiranës. Në fshat 90% të shtëpive janë ndërtuar të reja. F.M. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, punishte poçerie për të cilën ka tradita, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Farka E Madhe
[cite]