FERRI HASAN


FERRI HASAN
✤ (1860-1946). Luftëtar dhe udhëheqës : shquar popullor nga Plava. Mori pjesë aktive përkrah të atit, Jakup Ferrit, në betejat e zhvii’.uara për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë më 1879-1880. Ishte përfaqësues i Plavës e i Gucisë në Kuvendin e Junikut. U shqua si një nga organizatorët dhe udhëheqësit e kryengritjeve të mëdha në vitet 1909-1912 kundër pushtuesve os’manë. H.F. është organizatori kryesor i qëndresës së popullit të krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë kundër pushtuesve malazezë në vjeshtën dhe dimrin e viteve 1912-1913.

Pas Shpalljes së Pavarësisë, H.F. luajti rol të rëndësishëm në luftën kundër synimeve grabitqare të shteteve shoviniste fqinje dhe të fuqive imperialiste. Më 1916 organizoi qëndresën e plavianëve e të gucianëve kundër trupave pushtuese sustro-hungareze. Më 1919, në krye të plavianëve, ai u bëri qëndresë të fortë trupave të shumta serbo-malazeze që u dyndën në Plavë e në Guci, kurse më 1920 ishte njëri nga udhëheqësit e forcave shqiptare në. luftën kundër ndërhyrjes ushxarake jugosllave në Shkodër (shih: Lufta e Koplifcut). Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit. Me ardhjen në fuqi të klikës së Zogut. më 1925 H.F. burgoset në Shkodër. Më 1938 u detyrua të emigrojë në Turqi ku edhe vdiq.

(Xh.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ferri Hasan


[cite]