FERRI JAKUP


FERRI JAKUP
✤ (1832-1880). Luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës, i dalluar për trimëri në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut në mesin e shekullit të kaluar. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve 60 kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si edhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876. J. F. ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare ‘l Prizrenit, anëtar i Komitetit të Lidhjes për ■ =n snëfar i shtabit të forcave vullnetare për mbrojtjen e tokave shqiptare të Plavës e të Gucisë, një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator të vitit 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali pashës. Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës, dhe theu forcat sulmuese malazeze. Ra në fushën e betejës në luftimet me trupat malazeze.

(Xh.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ferri Jakup


[cite]