FESTAT ZYRTARE


FESTAT ZYRTARE
✤ Ditë pushimi për gjithë punonjësit, të vendosura nga shteti për të festuar ngjarjet më të rëndësishme historike a shoqërore. Në RPSSH janë festa zyrtare: 1 Janari (Dita e parë e vitit të ri), 11 Janari (Dita e shpalljes së RPSH), 1 Maji (Dita e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve), 28 nëntori (Dita e Shpalljes së Pavarësisë) dhe 29 Nëntori (Dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë).

(S.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Festat Zyrtare


[cite]