FIERZA
✤ Fshat në rrethin e Pukës (VL), nga e majta e lumit Drin, ku është ndërtuar HEC «Drita e Partisë*. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Porav, Apripë e Keqe, popullsia gjithsej 1603 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë, ruhen gjurmët e një. rruge të vjetër romake. F. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten pemët frutore e bagëtitë e imëta. F. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale.
✤ Fshat në rrethin e Mirditës (P), nga e djathta e lumit Fan. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Fang, Rrasfik, Katund i Vjetër, popullsia gjithsej 1882 banorë. Pranë fshatit ruhen rrënojat e fortifikatës mesjetare të Kepit -të Judejve. U çlirua në tetor 1944. F. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten perimet, pemët frutore dhe vreshtat. F. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, këshillimore dhe njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fierza
[cite]