FJALORI LATINISHT-SHQIP


FJALORI LATINISHT-SHQIP
✤ i Frang Bardhit (Dictionarium Latino-Epiroticum, 1635). 1 pari fjalor i gjuhës shqipe, me të cilin zë fill leksikografia shqiptare. Autori e hartoi atë, siç e shpreh qartë në parathënie, i shtyrë nga qëllimi atdhetar për të ndihmuar që gjuha shqipe të mos prishej e të mos humbiste në kushtet e pushtimit të huaj dhe për t’u shërbyer klerikëve katolikë shqiptarë që nuk e dinin latinishten. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe u ballafaqua me sukses me një gjuhë të huaj si iatinishtja, që ishte gjuha më e përpunuar ndërkombëtare e asaj kohe. Fjalori përfshin rreth 4500 fjalë latine, të cilave u përgjigjen rreth 2500 fjalë të shqipes. Krahas fjalëve jepen edhe togfjalësha e shembuj që tregojnë përdorimin e tyre. Përkthimet shqipe mbështeten gjerësisht në gjuhën popullore dhe ngërthejnë edhe mjaft fjalë e kuptime të lashta. Krahas tyre ka edhe fjalë të ndërtuara prej vetë autorit nga brumi i shqipes si barasvlerëse të atyre latine. Nganjëherë pranë fjalës latine vihet edhe përkthimi italisht; gjithashtu herë-herë pranë fjalës shqipe jepet edhe ndonjë huazim nga turqishtja. Bien në sy mjaft fjalë të ndërtuara me prapashtesa, të cilat janë bërë shumë prodhimtare nga Rilindja e këtej. Fjalori përfshin edhe lista të disa pjesëve të ligjëratës, emra qytetesh e kështjellash të Shqipërisë dhe përshëndetje në gjuhën’ shqipe. ‘Aty gjejmë për herë të parë një listë prej 113 proverbash e thëniesh të urta. Kjo vepër e F.Bardhit ka shërbyer e shërben si burim i rëndësishëm për studimin e historisë së gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare.

(An.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fjalori Latinisht-Shqip


[cite]