Veshjet gjatё periudhёs sё lashtësisë deri në antikitet

 Veshja është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit në rrugën e zhvillimit të tij. Njeriu filloi t’i përdorë lëkurat e kafshëve për të mbrojtur trupin e tij nga të ftohtët që në paleolitin e mesem 100.000 – 40.000 vjet më parë. Në këtë kohë klima e Europës u ftoh shumë për shkak të zbritjes së akullnajave deri në pjesën qendrore të Ballkanit. Kjo gjë e detyroi njeriun të jetojë nëpër shpella. Në periudhën e neolitit 6.0000 – 2.000 vjet p.e.s. njeriu arriti të bëjë disa shpikje të rëndësishme që ndihmuan në përgatitjen e veshjeve. Përgatitja e veshjes është e lidhur ngushtë me disa procese pune si prerja, qepja e më vonë zbukurimi ose qëndisje. Për qepjet, mjeti më i hershëm ishte biza, me ndihmën e të cilës bëheshin vrimat. Por rëndësi të madhe mori përdorimi i gjilpërës me vrimë, që njihet që në periudhën e neolitit. Gjilpërat prej kockash të gjata e të holla janë gjetur në shumë shpella para historike. Kështu veshja lindi nga përshtatja e disa lëndëve të gatshme si p.sh lëkura e kafshëve, gjethet ose lëkurat e bimëve. Njerëzit filluan të endnin pëlhura me fije bimësh (liri, kërpi, juta) dhe me zbutjen e kafshëve përdorën edhe fije leshi të dredhur. Egzistojnë dëshmi për prodhimin e veshjeve të lirit në Egjiptin e lashtë në periudhën e Neolitit. Kultivimi i lirit të zbutur daton 6.000 vjet  p.e.s. Me copat e pëlhurave të endura mbulonin trupin, duke i hedhur mbi kokë (kur binin reshje dhe frynin erëra), mbi supe dhe duke i ngjeshur për mesi si një lloj fundi. Për t’i mbajtur pas trupit ata filluan ti lidhnin ose t’i kapnin me kapse ose karfica në forme gjilpëre që mbërthehej e që më vonë u zhvilluan shumë, duke marrë forma të hijshme në rolin e një stolie. Në vendin tonë gjatë zbulimeve arkeologjike janë gjetur shumë fibula deKorative, që i përkasin artit ilir të periudhës së hekurit.

Veshja është jo vetëm një karakteristikë e njeriut, por edhe një tipar i shoqërive më njerëzore. Nuk dihet kur njerëzit filluan të vishen me rroba. Antropologët besojnë se lëkurët e kafshëve dhe bimësisë u adaptuan në mbulesa, si mbrojte nga të nxehtit, të ftohtit dhe shiu, sidomos kur njerëzit emigruan në vende me kushte klimaterike të ndryshme. Veshjet dhe tekstilet kanë qenë të rëndësishme në historinë e njerëzimit dhe reflektojnë materialet në dispozicion të një qytetërimi, si dhe teknologjitë që njerëzimi ka zotëruar. Rëndesia shoqërore e produktit përfundimtar pasqyron kulturën e tyre. Nga zbulimet arkeologjike rezulton se veshjet mund të jenë përdorur 650.000 vjet më parë. Një analizë gjenetike e bërë mbi një trup të veshur me rroba,  i cili daton 107.000 vjet me pare, mbështet dëshminë se njerëzit filluan të vishnin rroba rreth kësaj peruidhe.

Në zonën ekuadoriale me klimë të nxehtë, pjesët me të hershme të veshjes kanë qenë brezat e ndryshëm me fije dhe gjethe, që vareshin rreth pjesës së ngushtë që qarkonte belin, si edhe një lloj përparëse e lidhur te beli, që varej prapa dhe përpara. Me shpikjen e endjes, filluan të përdoreshin shumë brezat prej pëlhure, sepse mbronin muskujt e belit gjatë procesit të punës dhe lëvizjeve të shumta. Krahas përmirësimit të tjerrjes, për pergatitjen e fijeve sa më të njëtrajtshme, dhe përsosjes së endjes u shtuan llojet e pëlhurave dhe u përmirësua shumë cilësia e tyre. Punoheshin pëlhura me përzierje fijesh liri e kërpi për bazë, leshi për ind, pëlhura me trashësi te ndryshme që zbukuroheshin me fije me ngjyra dhe trashësi te ndryshme, etj. Format e prerjes u pasuruan e u bënë më të ndërlikuara dhe dalëngadalë morën tipare të caktuara që i dallon nga njeri vend në tjetrin. Kështu veshjet e qytetërimet e lashta mesdhetare asiro-babilone dhe egjiptiane ndryshonin nga veshjet e qytetërimit greko-romak. Edhe veshjet ilire ndryshonin nga veshjet e fqinjëve bashkëkohës të tyre në Ballkan, megjithese kishin edhe pika të përbashketa. Kështu gjate mijëvjeçarit të parë  p.e.s.  popujt kishin krijuar veçoritë e tyre edhe në fushën e veshjeve. Krahas zhvillimit të veshjes, ka ecur edhe zbukurimi i saj, sepse njeriu kurdoherë, krahas së dobishmes ka kërkuar edhe të bukurën. Mënyrat e zbukurimit qenë të ndryshme nga njëri popull te tjetri.

 

Prerjet dhe zbukurimet nё veshjet në antikitet

 

Në Egjiptin e lashtë liri ishte materiali më i zakonshëm në prodhimin e tekstilit. Ajo ka ndihmuar njerëzit të jenë me veshje të rehatshme në të nxehtin subtropikal. Ekzistojnë dëshmi për prodhimin e rrobave prej liri në Egjiptin e lashtë në periudhën e Neolitit. Fibra të tjera që janë përdorur janë prej palmed dhe papirusi, të cilat ose përdoreshin vetëm ose përziheshin me lirin për të bërë litarë dhe tekstile të tjera.Teknikat e tjerrjes përfshinin përdorimin e gishtave që kalonte më pas i tjerrur në dorë dhe mblidhej rreth kofshës. Një vegje horizontale tokësore është përdorur para Mbretërisë së Re, e cila ështe gjetur në disa gërmime arkeologjike. Fibra e lirit është me origjinë bimore dhe merret nga bima e lirit. Tjerrja, endja dhe qepja e fijeve prej liri ishin teknika shumë të rëndësishme për të gjithë shoqërinë egjiptiane. Zakonisht veshjet prej liri ishin me ngjyrën e vetë natyrale. Leshi ishte i njohur, por konsiderohej i papastër, pasi zakonish materialet e pasura me fibra shtazore ishin objekt i tabuve. Ato janë përdorur në disa raste për ceremoni, por ishin të ndaluara në tempuj dhe xhami. Fshatarët, puntorët dhe personat e tjerë, që ishin shtresa shumë të varfëra, shpesh nuk vishnin asgjë, por vetëm shenti, një këmishë prej liri, që ishte materiali i tyre i përditshëm. Skllevërit shpesh punonin lakuriq. Veshjet mbretërore dhe kurora e faraonëve ishte e përbërë nga lëkura e leopardit, e cila hidhej në shpatulla e shoqëruar me një bisht luani. Rreth vitit 2130 p.e.s, gjatë Mbretërisë sëVjetër, veshjet ishin të thjeshta. Burrat rreth trupit të tyre kishin funde të shkurtër, të njohur si shendyt, të cilat ishin vija vija në bel, nganjëherë me pala ose të mbledhura në pjesën e përparme. Gjatë Mbretërisë së Mesme të Egjiptit, në vitet 1600 p. e. s, fundet u shndërruan në pantallona të gjata dhe të gjera. Ndërsa rreth vitit 1420 p. e. s  veshjet ishin në formën e një tunike të lehtë ose bluze me mëngë, si për femra dhe për meshkuj. Gjatë Mbretërisë së Vjetër, të Mesme dhe të Re, gratë e Egjiptit të lashtë shpesh vishnin veshje të thjeshta. Veshja e grave ka qenë më konservatore se veshja e burrave. Fustanet u mbajtën nga një ose dy shirita me gjatësi deri në kyçin e këmbës dhe nganjëherë më lart ose më poshtë gjoksit. Gjatësia e veshjeve përcaktonte klasën sociale. Fëmijët deri në moshën e pubertetit nuk vishnin asnje lloj veshje. Rreth moshes 6 vjec ata u lejuan të vishnin veshje për t’i mbrojtur nga të nxehtit e thatë. Kur rriteshin ata vishnin veshje si prindërit e tyre.

Veshjet në antikitetin klasik kanë gjetur një përdorim të gjerë e, gjatësi të ndryshme të veshjeve si dhe mbështetur në rrethimin e trupit në mënyra të ndryshme (si të hedhura në sup apo të futura në kokë ose të lidhura me rrip lëkure në bel). Në Greqinë e lashtë veshjet përbeheshin prej matreriali leshi ose liri. Në përgjithësi forma e veshjes ishte drejtkëndëshe, e zbukuruar në fundet e tyre, me fije që quheshin fibule dhe me vija vija ne mes. Veshjet tipike ishin një mantel i lirshëm si për gratë dhe për burrat, si dhe një tunikë e veshur mbi të. Këmisha e burrave ishte e gjatë deri në gju, ndërsa ajo e grave ishte e gjatë deri te këmbët e tyre. Ky mantel i gjatë quhet himation. Veshjet në Romën e lashtë ishin të bëra prej leshi. Veshja për një romak shpesh nënkuptonte statusin e njeriut që e vishte, autoritetin apo hierarkinë. Përdorimi i veshjeve në Romën antike ishte zakonisht  një uniformë apo kostum, që ishte pjesë e trashëgimisë së Romës ndaj qytetrimit perëndimor. Pjesa më e madhe e veshjeve romake dallohej sipas shtresave shoqërore.

Në figurën e mësipërme në mund të nxjerrim një përfundim se njeriu i parë në të majtë  është një qytetar romak (1), që ka veshur një petkë zyrtar, por nuk është një senator apo kalorës (për shkak se ai nuk ka vija në tunikën e tij). Personi i dytë në rradhë është një grua e martuar (2), sepse ajo vesh dhe stoli. Personi i tretë ka veshur një tunikë me vija të gjera dhe identifikon njeriun e ardhshëm si një senator.(3). Njeriu i katërt me kurorë dafine në kokë, si dhe veshjet e tija të veçanta tregojnë se është një perandor (4). Uniforma dhe manteli i njeriut të pestë identifikon poziten shoqerore të një gjenerali (5). Më e vështirë është përcaktimi i

saktë i statusit shoqëror të dy njerëzve në të djathtë por që përcaktojnë dy klasat e ulëta sociale (njerëz të lirë dhe shërbyes) në Romën e lashtë, të cilët nuk kanë veçanti në veshjet e tyre, për të treguar statusin e tyre. Këta njerëz mund të jenë të dy njerëz të lirë ose qytetarë në punë, por njeriu me tunikë ngjyrë kafe mund te jetë një njeri që mban mjete te ndryshme pune dhe njeriu tjetër është

ndriçues rrugësh. Duke parë këto të dy figura (6) dhe (7) nxjerrim përfundimin se njeriu me tunikë të bardhë (7) mund të jetë rob i njeriut tjeter (6).

Në mënyrë tipike, veshjet romake bëheshin nga leshi. Në Republikën e hershme , gratë i qethnin vetë bagëtitë dhe e tirrnin vetë fillin në shtëpi, dhe pa dyshim gratë e shtresave më pak të pasura e vazhduan këtë praktikë gjatë gjithë historisë së Romës. Njerëzit e pasur mund të blinin dhe veshje të tjera prej liri, pambuku e mëndafshi. Ka pasur shumë biznese që lidhen me tekstilin, ku, përveç tjerrjes dhe thurrjes, janë përfshire dhe operacione të tilla si ngjyrosja, përpunimi dhe pastrimi. Veshjet janë pastruar nga pastrues që kanë përdorur kimikate të ndryshme

Grua me një kurorë dafine në kokë dhe me një degë palme në dorë.

Ngjyra e veshjes ishte e rëndësishme, duke shënuar dallimet në moshë dhe statusin e tyre. Veshjet ishin të kushtueshme, të  reja dhe të shtrenjta. Karakteristikë ishin dallimet në veshje, sipas rasteve të ndryshme (si dasma, festa fetare, zije ose darka).

Qytetërimi egjiptian është konsideruar si një ndër më antiket dhe më të evoluarit, falë kjo prej relievit dhe terenit të virgjër si dhe prezencës së lumit Nil. Kanë egzistuar 3 periudha të mëdha me dinasti të ndryshme, duke filluar që nga shekulli i 3-të  p.e.s dhe deri në pushtimin Persian të vitit 525 p.e.s. Gjatë gjithë këtij harku kohor vihen re dallimet në lasat shoqërore dhe sociale që kanë të bëjnë me mënyrat e ndryshme të të veshurit dhe të të përshtaturit. Por nuk ka shume ndryshime të meëdha nga njera periudhë tek tjetra. Veshjet bazë ishin dy: Perizoma dhe Tunika

Perizoma mbahej e palëvizur në trup nga një rip me shirita me ngjyra dhe me mbrojtje metalike, ndërsa ajo e faraonëve ishte dhe me dekorime. Tunika ishte tip kemishe e thjeshtë dhe transparente.

Veshjet në Egjiptin e Lashtë ishin me dy shirita mbi supe që mbanin fustanet. Një variant tjetër ishte nje fustan i shkurtër me mëngë të gjata, me një hapje në qafë, mbledhur në bel për të zëvendësuar shiritin. Në Mbretërinë e Re, shumë burra dhe gra kanë të veshur një mantel në forma të ndryshme. Këto veshje përbëhen nga dy copa drejtëkëndëshe, secila me gjatësi katër metra, të cilat bashkohen bashkë me fund të ngushtë, duke lënë hapësirë bosh për qafën. Veshjet ishin praktike për t’u veshur nga burrat dhe gratë, në varësi të situatës që do të përdorej. Shalli ose sari, ishte shumë i përdorshëm tek gratë e shtresës të larte në Mbretërinë e Re. Me një gjerësi 4 metra dhe gjatësi 13 ose 14 metra, shalli lidhej në njërin skaj të tij me një litar, që qarkonte belin e gruas, duke e fiksuar në të majtë të belit. Shalli hidhet dhe në pjesën e pasme të trupit, mbledhur në disa pjesë dhe futet në formë kordoni ne pjesen  e perparme të trupit.  Pjesa që mbetet kalon përsëri rreth pjesës së pasme dhe para trupit ,duke kaluar nën sqetull dhe mbeshtetur  mbi supe me ane te nje kapëse .Shalli shpesh përbëhej prej materiali të lehtë.

 

Shumica e veshjeve ne Egjipt ishin prej liri dhe më pak me përbërje leshi. Tjerrja, endja dhe qepja e veshjeve ishte nje aktivitet i rëndësishëm për të gjitha shtresat shoqërore. Ngjyrat e veshjeve ishin nga më të larmishme, duke filluar që nga e bardha lisho dhe deri tek dizenjot me kuadrata dhe vija si në figura. Ngjyrimi i materialeve prej liri bëhej në kushte shtëpie. Ngjyra të ndryshme bimore ndonjëherë aplikoheshin para endjes së pëlhurave, për të prodhuar fije të kuqe, të verdha ose blu, por shumica e pëlhurave liheshin në ngjyrën e vetë natyrale. Pas endjes, pëlhurat prej liri liheshin në diell, për t’u zbardhur, duke formuar një material tërheqës, të bardhë, që ishte shumë popullor dhe më i miri. Përveç veshjeve, të rëndësishme ishin dhe aksesorët,  siç ishin paruket apo artikujt kosmetikë .

Një ndër aksesorët më të rëndësishëm ishte parukja zakonisht me floke me shkëlqim prej fijesh të vërteta si dhe me fibra natyrore dhe bimore. Përkujdesja ndaj trupit ishte shumë e rëndësishme, aq sa i depilonin dhe parfumosnin, ndërsa tualeti përbëhej nga kremi i bardhë për fytyrën, kajal i zi përreth syve, buzët dhe thonjtë ishin lyer në ngjyrë kafe në të kuqe.  Flokët artificialë ishin një mënyrë e thjeshtë për të ruajtur atë që natyra ju kishte neglizhuar. Paruket kishin nje funksion praktik. Flokët natyralë të egjiptianeve ishin shumë të dendur, të trashë, për t’i mbrojtur nga rrezet e forta të diellit në verë dhe të ftohtit në dimër. Por ata nuk kishin një edukatë mbi pastërtinë dhe higijenën personale.

Në Mbretërinë e Vjetër paruket ishin me gjatësi të ndryshme. Stili i thjeshtë ishte me një gjatësi diku midis supeve dhe nën vesh. Ekzistonte dhe një paruke treshe, e cila ndahej në tre pjesë. Dy shirita me flokë shkonin prapa veshëve dhe poshtë, në anët e fytyrës, duke dalë në pjesën e përparme të bustit, deri në afërsi të zemrës. Pjesa e tretë e flokëve të parukes, zbriste mbrapa mbi supe. Parukja mund të vendosej mbi një jastëk të vogël, që fiksohej mbi kokë?, për të lejuar ajrosjen ndërmjet parukes e kokës.

Bizhuteritë përdoreshin masivisht në Egjiptin e Lashtë, pavarësisht shtresës shoqërore që i përkisje. Ato ishin shumë të rënda dhe tepër voluminoze. Egjiptianët u bënë shumë të famshëm në prodhimin e bizhuterive me metale të çmuara si ari dhe argjend, si dhe rruaza të vogla.  Burrat dhe gratë stoliseshin me vathë të gjatë, unaza e gjerdanë rreth qafës, që ishin me ngjyra të ndezura. Ata të cilët nuk përballonin bizhuteritë e shtrenjta, i mbanin rruaza qeramike me ngjyra të ndezura. Një krijim që ishte specifik për Egjiptin e Lashtë ka qenë gorgerina, një ansambël me disqe metalik, vendosur në gjoks e shpinë, ose mbi lëkurën e zhveshur ose mbi një këmishë. Egjiptianët bënin dush disa herë në ditë. Pomadat dhe vajrat janë aplikuar në lëkurë nga të dy gjinitë. Një përzierje popullore realizohej nga ekstrakte bimore të përziera me dhjamin e një korkodili mace dhe hipo ( lloje kafshe). Tualeti (make up) i syve përdorej rregullisht për të siguruar mbrojtje nga shkëlqimi verbues i diellit dhe nga insektet që sillnin sëmundje. Rimeli përftohej nga malakit (lloje pluhri) i grimcuar. Parfumet ishin të shumtë dhe shumë të kërkuar. Në kokë ata mbanin një kon të parfumuar, që përbëhej prej dhjami demi, i cili duke shkrirë lëshonte një parfum të këndshëm. Thonjtë dhe duart pikturoheshin me këna. Egjiptianët e Lashtë mbathnin sandale prej papirusi, që përdoreshin për të dy gjinitë. Zakonisht ata rrinin zbathur, sandalet i vishnin në raste të veçanta apo në kohën kur këmbët e tyre mund të lëndoheshin.

Elementi  themelor i veshjes mashkullore në Romën e Lashte ishte tunika, e cila prodhohej nga material leshi. Ajo bashkohej në të dy anët e saj dhe tek supet, ndërsa varej deri tek gjunjët. me vija-vija te gjata.   Burrat që përbënin shtresën e kalorsisë në ushtri i kishin tunikat e drejta dhe me vija të ngushta në ngjyrë te purpur të thellë, që shtrihej nga shpatullat me buzë ne pjeset anesore te veshjes. Këto lloj veshjesh ishin të vështira për t’u veshur vetë dhe për këtë qëllim romakët e pasur kishin skllevër, të cilët ishin trajnuar posaçërisht për t’i ndihmuar në veshjen e tyre. Veshjet ishin shumë të kushtueshme dhe sa më shumë të vjetëroheshin, aq më shumë vlera kishin.

Qytetarët duhet të vishnin veshje për të gjitha rastet publike (si psh: festa fetare, ceremonira te ndryshme etj) Ngjyra e veshjes ishte e rëndësishme, pasi bënte dallimet në moshë dhe statusin që kishte qytetari në shoqëri. Veshjet për të rinj lyeshin me ngjyrë të bardhë, si dhe stoliseshin me qëndisma.

Në vitet e hershme të Romës së Lashtë, veshjet e grave ishin më të thjeshta,. Nga mesi i epokës republikane këto veshje filluan të diferencoheshin sipas klasave shoqërore. Materiali që përdorej për prodhimin e tyre ishte lesh i tjerrë hollë. Bizhuteritë ishin kryesisht unaza në forma të vulës personale që në fillim ishin prej hekuri e më pas prej ari.

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments

  1. Erblina Duriqi

    I didin’t understand