HISTORIA E VESHJEVE GJATЁ EPOKЁS SЁ ANTIKITETIT 


Hyrje. Kuptimi dhe r
ёndёsia e modёs

Në çdo kohë njerëzit nuk kanë qenë indiferentë ndaj paraqitjes së jashtme. Dhe kjo shihet shumë qartë nga të gjitha dokumentat etnografike, materialet e shkruara (studime,letërsi artistike) apo pikturat e trashëguara ndër vite, për të kuptuar se një veshje është pasqyra e epokës së vet dhe e jetës sociale të njeriut. Në të gjitha periudhat qepja është quajtur artizanat, krijuesi i veshjeve rrobaqepës dhe ata me më shumë peërvojë quheshin *mjeshtër*. Vetem shtresat e larta kishin privilegjin të mbanin rrobaqepësin e tyre, të cilin e vendosnin me banim në oborr dhe ai shërbente për të gjithë dinastinë. Veshjet nuk pësonin ndryshime të rëndësishme nga shekulli në shekull dhe rrobaqepësit lëviznin në krijimtarinë e tyre brenda kuadrateve të caktuara. Vetëm në fillim të shek.19 ndodhi revolucini i veshjeve, si i atyre të burrave, ashtu dhe për veshjet e grave, më tepër te keto të fundit. Në fillim të shek.19 rrobaqepësi nuk ishte më një sherbetor i kodeve borgjeze, por një krijues dhe këshillues i mirë i shtresave të larta dhe me kalimin e viteve roli i tij sa vinte e rritej. Ai nuk ishte më një artizan në shërbim të klientëve, por bënte pjesë në botën e tyre, duke bërë dhe rolin e estetistit, duke ndikuar në mënyrën e veshjes, komportimit, edhe te ata për të cilët nuk krijonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë.Krijuesi i modës arriti të imponohet si artist i luksit dhe moda nuk shërbente më për të ngritur vlerat e veshjes tradicionale, por për të krijuar të renë dhe modernen. Deri në atë kohe çdo veshje bëhej vetëm në bazë të provave mbi trupin e klientit dhe pastaj përfundonte. Në fund të shek.19 lindën veshjet e para të gatshme dhe dyqanet e para. Moda nuk ishte më vetëm pjesë e industrisë së konsumit, industrisë së veshjeve, por pamja më shkëlqyese e kësaj industrie. Fillimi i shek.20 u shoqërua me emancipimin e trupit femeror, lindjen e veshjeve për një kategori të re “të rinjtë”dhe rritjen e industrializimit. Pas përfundimit të  dy lufterave boterore ndryshuan situatat ekonomike dhe politike, ndryshuan pozicionet e femrave dhe të meshkujve, duke ardhur dekadë pas dekade, duke u forcuar më tepër ky ndryshim, me lëvizjet për barazi dhe rolin që po merrte gruaja në shoqeri. Përballë përgjegjësive të reja gruaja dëshiroi dhe mirëpriti ndryshimet e një stili të ri jetë.Kjo manifestohej dhe me ndryshimin e veshjes së saj duke pranuar veshjet e mjeshtrave më me emër për një siluete djaloshare. Fustanet u shkurtuan, jakat u bënë dekolte edhe në shpinë, linjat u bënë më pak të theksuara . Të makjuara, me veshje me pantallona, flokë të shkurta, këpucë me taka, stofra të shtrenjtë, veshje sport, gruaja nuk ishte më një ikonë e mbyllur, por ajo shkon në punë, nget makinen, del vetem, kalon një pjesë kohe në lokale, ben një jetë aktive. Dhe është logjike që veshjet e mbyllura, izoluese nuk bënin më, duheshin veshje që t’i jepnin trupit të saj liri, të sillnin veprim. Gruaja shihet si e barabartë me burrin dh do ta manifestojë këtë dhe në veshje. Ajo nuk do te shihet më si objekt por si subjekt. Vitet ‘60 janë treguesi më i qartë i marrëdhëniet midis ndryshimeve që pësonte shoqëria e sapo  dale nga Lufta e II Botërore dhe ndryshimeve të veshjeve. Tronditjet që solli shpikja e bikinit nuk e solli as shpërthimi i bombës atomike, T-shirt-i, veshjet e lëkurës dhe xhinset, novacioni i këtyre viteve fillimisht e patën shumë të vështirë hyrjen në tregun e shitjes, mbeteshin nëpër dyqane pa u blerë, por mjaftoi përdorimi i tyre në film nga aktorë të shquar, e gjithë rinia t’i kërkonte dhe t’i përdorte. Rinia filloi të vishej në këtë mënyrë, duke permbysur përgjithmonë rregullat e hershme të veshjes. Atëherë lind pyetja: Si u zhvillua moda (e gatshme për t’u veshur), moda e industrializuar?. Veshjet u kthyen në prodhime serie, lindën materialet e reja dhe kjo solli teknologji të re. U zhvillua industria e tekstileve dhe u perfeksionua teknika e dizenjimit të pëlhurave. Ky evolucion solli dhe ndryshimin e segmenteve të tjera të shoqërisë. Gratë e moshës së mesme e kthyen vështrimin drejt veshjeve për të rinjtë, për tu dukur më të reja. Shpërndarja në masivitet i pantallonave për femra solli ndryshimin e kostumit të burrave. Pjere Carde hodhi në treg përdorimin e xhaketës me T-shirt ose jakë golf, duke parë të pamundur mbajtjen e kravatës. Bluzët dhe xhinset mbahen masivisht jo vetëm nga punëtorët, por nga të gjitha shtresat shoqërore. Në vitet ‘60 veshja u kthye në një vektor tregues mbi përkatësinë në shoqëri dhe evolucioni i saj Ilustron modifikimet e thella të një shoqërie që tërhiqej nga një rini e etur për ndryshime. Ranë tabutë, ju la fushë e lirë një mënyre jetese që shkonte në koherencë me veshje të reja, këmbë të zbukuruara, këmisha transparente, pantallona femërore. Për herë të parë u përdor termi  “stilim” dhe krijuesit morën emrin stilist, nga rrobaqepës që quheshin me parë. Këta krijues hodhën në treg dhe markën e tyre. Disa stiliste i propozuan publikut veshje të përziera me teknologjinë dhe kjo erdhi në një kohë kur para modës shtrohej ideja jo më e ndjekjes, por e gjetjes së ideve të reja dhe në funksion të çdo individi. E thënë ndryshe nuk ka më as një rregull në lojën e modës. Ashtu si në art edhe moda filloi të degëzohej. Një vizon ishte kthimi tek natyra, artizanati ose romantikja. duke sjellë një formë të re bukurie dhe një tjetër perceptim estetik. Në vite ‘90 pati një përzierje stilesh dhe ri-ardhje të modës së shkuar me një frymë të re, e cila gjendet gjithandej dhe në çdo krijim stilisti. Ka krijimtari nisur mbi atë çka është krijuar më parë, duke i shndërruar stilimet në shfaqje artistike. Femra vjen femërore, duke mbartur hije intelektuale dhe ka emancipim të trupit mashkullore. Mashkulli vjen playboy i bukur, me gjurmë nga motive kineze apo indiane. Moda, si të gjitha degët e tjera të artit, ka pasur kthimet dhe revanshet e veta, por megjithatë mbetet një ndër fushat që është në lëvizje të vazhdueshme dhe në ndryshim të përhershëm, sepse moda reflekton zhvillimet e shoqërisë, ligjet e ekonomisë dhe ngjarjet politike. Ajo është pasqyra e kohëve dhe veshjet janë gjurmët e historisë. Siç avancon koha zhvillohet dhe individi dhe me gjithë lëvizjet nuk jemi në gjendje të japim një përcaktim mbi atë që do të ndodhë më pas, sepse nuk japim dot një konkluzion për të tashmen. Mund të thuhet që krijuesit kanë një ndikim më të pakët mbi imazhin e shoqërisë në krahasim me të kaluarën, por thuhet se dhe firmat kanë një influencë shumë të madhe. Duke u nisur nga e kaluara dhe mbështetur mbi të tashmen mund të thuhet se thjeshtësia në forme dhe ngjyrë do t’ju paraprijë viteve që vijnë.

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments