MODA GJATЁ FILLIM SHEKULLIT XX DERI NЁ VITET  ’30 

 

Karakteristikat e veshjeve dhe veçoritë e materialeve të përdorura në këtë periudhë.

 Moda gjatë viteve 1900 e në vazhdim është karakterizuar nga elementë ekzotikë me kontraste të rëndësishme. Kjo modë u bë shumë e shkathët, fluide dhe shumë e butë. Dy nga dizenjuesit me më ndikim të kohës ishin Jacques Doucet dhe Mariano Fortuny. Materialet që përdoreshin ishin pëlhurat e stamposura me fruta dhe lule, që i përshtateshin figurës femërore. Kjo i dha femrës një imazh të ri në botën e modës. Silueta e re që u prezantua nga shtëpitë e Parisit në fund të dekadës sinjalizoi braktisjen e modës paraprake dhe afroi atë të veshjeve me korse, si një pjesë e domosdoshme e femrave në modë. Efekti i korses në këtë periudhë ishte ulja e barkut dhe krijimi i një siluete në formën e S-kurbe. Veshjet me bluza ishin plot me pala, që formonin formën e krahëve të pëllumbit me bel të ngushtë, e cila ishte e pjerrët nga mbrapa dhe përpara theksohej me një brez ose rrip. Jakat ishin shumë të larta në pjesën e sipërme të tyre. Shtëpitë e modës së Parisit filluan të tregojnë një siluetë të re, me një bust dhe bel të ngushtë. Moda e fundeve, nga gjatësia në dysheme, kaloi në gjatësi deri te kyçi i këmbës. Kjo siluetë tregoi fillimin e një trendi të ri, që do të vazhdonte deri në Luftën e Parë Botërore. Këmishat me bel dhe me jakë të lartë  u adoptuan për veshje dite formale dhe u bënë uniformë e grave që punojnë. Kostumet prej leshi përbëheshin nga funde me gjatësi deri te kyçi i këmbës dhe me xhaketa, të cilat kishin gëzof dhelpre dhe kapele te medha. Dy stile të reja të kapeleve, që u benë popullore në fillim të shekullit, ishin ato me formë si mbulesa e automobilave që visheshin për kalërim dhe kapele marinar që visheshin për ndeshjet e tenisit. Kapelet me buzë të gjerë, por me masa te shkurtuara, ishin veshur në mes të dekadës, të zbukuruara me pupla ose me shirita dhe lule artificiale. Flokët me onde ishin në modë dhe mblidheshin deri ne majë të kokës ose mbuloheshin me kapele të mëdha që visheshin në mbremje. Shtëpitë e modës u rihapën pas Luftës së Parë Botërore dhe në to mbizotëruan prodhimi i kostumeve dhe manteleve. Kostumet e qepur përbëheshin nga xhaketa dhe pantallona të gjera, që përbëheshin nga i njëjti material, të cilat u veshën në qytet dhe për udhëtime. Xhaketa ndiqte linjat e tunikës kryesisht me bel dhe pjesën e mbrapme të ngritur lehtë. Xhaketat  shoqëroheshin me shall material leshi. Mantelet ishin në formën e kimonos me supe të gjera dhe mëngë të ngushta. Edhe materiali i manteleve ishte prej leshi. Një lloj veshje tjetër ishin xhaketat me bel dhe pantallonat.

Palltot e gjera si thes apo formë kove vazhduan të ekzistonin. Elemente të tjerë përbërës të palltos ishin jeleku dhe pantalloni, të cilat përbëheshin prej materialeve si më poshtë:

Materiali i palltos përputhej me jelekun, ndërsa me pantallona ishin material tjetër, ose pantallonat dhe pallto ishin material i njëjtë dhe jeleku material tjeter. Pantallonat ishin të gjata deri te kyçi i këmbës.Xhaketat ishin me bel, me gjokse të ulët dhe të kollarisura. Xhaketa sportive kishte ngjyrën e blu marinës apo dhe me shkëlqim, me shirita fanellat, me xhepa me copë tjetër sipër dhe butona bronxi. Këmishat ishin me jaka formale. Jakat ishin të kollarisura dhe me qoshe të rrumbullakosura. Kravata zakonisht ishte e ngushtë 4 gisht dhe lidhej me një kopsë. Stilet e reja të paraqitura ishin fundet me bel të lartë, të gjata deri te kyçi i këmbës, me xhaketë si tunik dhe korse. Kapelet me buzë të gjera ishin të përdorura deri në mes të dekadës.

Këpucët për burra ishin kryesisht në formën e çizmeve deri te kyçi i këmbës. Ngjyrat e tyre ishin të zeza, gri ose kafe, të zbukuruara me tantella. Për raste formale suprina e çizmeve ishte e bardhë dhe buton anash.

Moda e vajzave për këtë periudhë kohore ishte imitim i veshjeve të grave të vjetra. Vajzat vishnin rroba me gjatësi deri në gju, me stoli në buzë, të tilla si tantella dhe qëndisje të ngjashme me veshjet e grave. Këpucët ishin të zeza dhe çorapet të gjata leshi, që shkonin me fustanin. Flokët ishin përgjithësisht të gjatë, me kaçurela dhe të dekoruara me fjongo. Zakonish kur luanin vishnin kilota leshi tip xhersi. Lufta e II Botërore krijoj ndryshime radikale në industrinë e modës.

E veçanta e kësaj periudhe ishte që veshjet filluan të ndaheshin në dy grupe: në veshje dite dhe veshje mbrëmje. Femrat gjatë ditës, në vitet 1900, ishin komplet të mbuluara, me veshje me mëngë të gjata, të shoqëruara  me dorashka lëkure dhe kapele kashte, si dhe çadra për t’u mbrojtur nga dielli. Ndërsa mbrëmjeve ato visheshin me veshje që zbulonin pjesët e gjoksit dhe të krahëve. Këto veshje shoqëroheshin me këpucë me taka dhe maja të rrumbullakta. Veshjet e meshkujve ishin këmisha me pantallona, të shoqëruar me jelekë dhe me pallto të gjata. Më vonë rreth vitit 1908-1910 veshjet e femrave ndryshuan komplet, duke sjellë një shumëllojshmëri të formave dhe një siluetë më popullore të femrës. Tunikat ishin kthyer në formën e kemishës të shoqëruara me funde të ngushtë në pjesën e poshtme të pjesës së këmbës. Xhaketat ishin të lirshme dhe të hapura në pjesën e kraharorit. Këto veshje shoqëroheshin me kapele dhe shaje prej leshi. Veshja e sipërme ishte mantel në formën e kimonosë, i gjerë në pjesën e supeve dhe e ngushtë në kyçet e duarve. Gjatë Luftës së I Botërore u vu re  një ndryshim i modës së veshjeve. Gratë ishin të detyruara të punonin dhe për këto arsye ato kërkonin veshje të përshtatshme për aktivitetet e tyre. Veshjet ishin të lirshme në trup, jo shumë të gjata dhe me ngjyra të errëta. Këpucët ndryshuan formën e tyre, duke u kthyer në këpucë të sheshta dhe me maja të rrumbullakta. Me mbarimin e Luftës së I botërore gjendja ekonomike ishte e varfër, kështu që dhe moda po ecte me rritme shumë të ngadalta. Gratë fituan të drejtën për të votuar, e cia bëri të mundur edhe emancipimin e mëtejshëm të tyre.

Ne fillimin e viteve 1920  erdhi një ndryshim i rëndësishëm në veshjet e grave, një revolucion i vërtetë. Femrat filluan të vishnin fustane të shkurtra deri në gju, me linjat e belit, të cilat vazhdonin deri tek vithet dhe që theksoheshin me shirita. Fustanet e mbrëmjeve nuk kishin pësuar ndonjë ndryshim të madh, por që shoqëroheshin me aksesorë siç ishin perlat, byrzylykët, vathet etj.

Çorapet ishin një tjetër tendencë që u vu re në përdorimin e veshjeve nga këmbet. Ato përbëheshin nga mëndafshi i cilësisë më të mirë dhe ishin më pak të pasura me celulozë.

Coco Chanel ishte firma që kishte famë me kostumin e qepur, që i jepte një identitet më të fuqishëm femrave. Një ngjarje e rëndësishme e kësaj periudhe ishte dhe paraqitja e revistave të modës. Përsa i përket veshjeve të burrave ato ishin të shoqëruara nga palltot, xhaketat si dhe me pantallonat kauboj. U vu re veshja sportive për kohën e ditës dhe veshjet trecopëshe të kostumit për mbrëmje, që ishin palltua, pantallonat, jeleku, të cilat përbëheshin nga i njejti material.

Gjatë kësaj periudhe shumë shtëpi mode filluan të merrnin artistë për të skicuar apo pikturuar dizenjime për veshjet. Imazhet u tregoheshin klientëve, gjë që ishte mjaftë më e lirë sesa prodhimi i një veshjeje të vërtetë që realizohej në dhomat e punës. Këshu tradita e stilistëve në skicimin e stileve të veshjeve u kthye në shtëpi mode. Siç thamë edhe më parë materiali që u përdor më shumë gjatë kësaj periudhe ishte mëndafshi i cili kishte ngjyra dhe figura nga më të larmishmet (pëlhura të stamposura).

Një element që u përdor në veshjet e grave ishin korsetë, pasi i jepnin formë trupit të femrës, në pozicionin profil ishe S. Modelet që filluan të qepeshin karakterizoheshin nga saktësia e prerjes të  stilit tip perandorake. U vu në përdorim pala dhe rrudha. Fustanet shoqëroheshin me thekë dhe temina si dhe me rripa. Për veshjet e burrave është përdorur stofi ngjyrë blu marinë apo me shkëlqim i shoqëruar me shirita fanellate me xhepa me copë thesi dhe butona bronxi (xhakëta tip sportive). Element tjeter që u përdor ishte kravata në formë harku, me ngjyrë të bardhë, e vendosur në këmisha me jakë të kollarisur, në formën e krahut të zogut. Xhaketat e mbrëmjes ishin në formë smoking, të shoqëruara me shalle medafshi ose sateni, të kapura me një buton. Mantelet ishin me material leshi, te cilat përdoreshin gjatë periudhës së dimrit. Kapelet ishin prej mëndafshi, në forma të thjeshta, të ngjashme me kapelet republike. Një element tjetër që u vu re gjatë kësaj periudhe ishin shallmatë e zbukuruara me pupla dhe stoli të çmuara. Moda e vajzave në këtë periudhë kohohre ishte imitimi i veshjeve të grave të të njëjtës kohë. Vajzat vishnin rroba me gjatësi deri në gju, me stoli në bluzë, të tilla si dantella dhe qëndisje të ngjashme me veshjet e brendëshme të femrave. Këto veshje shoqëroheshin me këpucë të zeza dhe çorape leshi, që shkonin me fustanin. Flokët e tyre në përgjithësi ishin të gjatë dhe me kaçurela, të dekoruara me kapëse dhe fjongo. Një përpjekje e re gjatë kësaj kohe ishte dizenjimi i veshjeve të vajzave me mengë të shkurtëra.

Djemte e rinj vishnin bluza të stilit Ruse. Një e veçantë e modës në veshjet për djemtë ishin kostumet Sailor, që përbëheshin nga një këmishë me jakë marinar dhe pantallona ose kilota burrash.Si rezultat i garave me makina që bënin djemte ju dha përparësi veshjeve të pantallonave tip kilotash, të shoqëruara me kapelë dhe syza.

 

Industrializimi i fushës së modës dhe tendencat e saj, si veçori në shekullin  XX 

 

Gjatë gjithë fillimit të shek XX, pothuajse e gjithë moda e lartë lindi në Paris dhe më pak në Londër. Revistat e modës të vendeve të ndryshme publikonin rubrika mbi modën e Parisit. Departamentet e shitjeve dërgonin blerës për të blerë veshje për t’i kopjuar dhe vjedhur hapur linjën e modeleve dhe përvetësuar detajet e të tjerëve. Të dyja këto për të bërë sallonet dhe për të veshur departamentet e tyre me karakteristikat e tendencës më të fundit të Parisit dhe për t’i përshtatur ato me stilin e dyqaneve të tyre dhe mënyrën, stilin e jetesës dhe xhepin e blerësve të tyre. Në këtë kohë në historinë e modës ndarja, kufiri midis departamenteve të konfeksioneve të veshjeve  nuk ishte vendosur akoma plotësisht. Dy mënyrat e veçanta të prodhimit ishin ende larg të qepurit konkurrent. Rreth fillimit të shekullit të XX revistat e modës filluan të përdornin fotografi duke u bërë edhe më influencuese se në të shkuarën. Në qytetet e mbarë botës këto revista u vëzhguan në mënyrë masive dhe patën një efekt të theksuar në shijet e publikut. Ilustrues të talentuar, midis tyre Paul Iribe, George Lapape dhe George Barbier- dizenjuan imazhe fantastike për këto publikime, që mbuluan zhvillimet më të fundit të modës dhe bukurisë. Ndoshta më e njohura prej këtyre revistave La Gazette Du Bon Ton, e cila u themelua ne 1912 nga Lucien Vogel dhe u publikua rregullisht deri në 1925 (me perjashtim të viteve të luftës).

Gjatë revolucionit industrial prodhimi i pëlhurave ishte mekanizuar me makina. Prodhimi i veshjeve filloi të eci me hapa të shpejtë. Në fillim të shekullit të XX punëtorët në industrinë e veshjeve dhe tekstileve u unionizuan. Krahas këtyre zhvillimeve një rëndësi të madhe morën ndryshimet në llojet dhe stilet e veshjeve të përdorura. Tekstilet nuk janë prodhuar vetëm në fabrika, pasi kohë më parë ishin realizuar në tregjet lokale dhe kombëtare Ndryshimi dramatik në transportin e të gjithë kombeve u bë një burim që inkurajoi prodhimin e fabrikave. Përparime të tilla, të reja, ulën shpenzimet e transportit detar, gjë e cila ndihmoi njerëzit për të blerë mallrat e lirë, që janë prodhuar në vende të tjera, në vend të mallrave më të shtrenjta që janë të prodhuara në vendin e tyre. Zhvillimi i një tregu kombëtar nxiti prodhimin, i cili trefishoi vlerën e tij. Kjo rritje në prodhim krijoi një ndryshim në metodat industriale, të tilla si përdorimi i fabrikave në vend të materialeve të endura me dorë, që ishin realizuar më parë.

Gjatë viteve të hershme të 1900-ës silueta e modës u bë shumë më e shkathët, fluide dhe e butë. Paul Couturier Poiret ishte një nga dizenjatorët e parë, që e përktheu këtë modë në botën e modës. Veshjet e vajzave ishin pantallonat e derdhura, çallmat me ngjyra të gjalla, si dhe geishat me kimono egzotike. Kapelet e thjeshta, çallmat dhe retë e tylit zëvendësuan stilet e kapeleve popullore.

Dy nga dizenjatorët e modës me më ndikim të kohës ishin Jacques Doucet dhe Mariano Fortuny. Projektuesi francez Jacques Doucet  shkëlqeu në kombiminin e ngjyrave pastel dhe veshjet ishin me një përpunim të hollë, që impresiononin reflektimin e dritës. Konsumatorët e tij asnjëherë nuk humbën nga shijet për linjat e tij fluide, si dhe materialeve të tejdukshme.

 

Projektuesi Mariano Fortuny  ishte një figure kurioze, me shumë pak paralelizma për çdo moshë. Veshjet e tij shquheshin për teknikat e reja të ngjyrosjes dhe për këtë arsye ai mori patentën në Paris, në 04.11.1910. Çdo veshje ishte bërë nga një copë e vetme e mëndafshtë,  me cilësi të mirë, si dhe me ngjyrat e saj unike. Ekstavaganca e veshjeve parisiene erdhi në një shumëllojshmëri të formave, por silueta më popullore e kësaj dekade ishte ajo prej një tunike të gjatë, në formen e ambazhurit e veshur mbi funde te ngushta. Në vitin 1914 fundet ishin më të gjera në hije dhe shumë të ngushtë në kyçin e këmbës. Pas mbarimit të Luftës së I Botërore shtëpitë e modës u hapën përsëri. Ndryshimet në veshjet gjatë Luftës së I Botërore u diktuan shumë nga nevoja e modës. Si shumë të tjerë edhe gratë ishin të detyruara të punonin, kështu ata kërkuan rroba që të ishin më të përshtatshme dhe më të mira për aktivetet e tyre të reja. Ngjarjet shoqërore u shtynë në favor të angazhimeve më të ngutshme dhe nevoja për t’u ndodhur pranë të plagosurve, si dhe graviteti i përgjithshëm i kohës do të thotë se ngjyrat e errëta dhe shkurtimet e veshjeve u bënë normale.  U eleminua tunika dhe bluza, duke u kthyer thjesht në një fustan që ishte më praktik. Kapelet pothuajse u eleminuan  dhe flokët u qethën shkurt.

 

Moda e viteve 1920- Epoka Flapper

Vitet 1920 në Amerikë ishin vite me ndryshime të mëdha. Madje edhe përpara Luftës së I Botërore, kishte një lëvizje ku gratë po shfaqnin më shumë pavarësi. Me përfundimin e Luftës së I Botërore, gratë morën në dorë pozicione dhe punë, që më parë i kishin bërë burrat. Euforia dhe ndjenja e lirisë që erdhi me lindjen e përfundimit te luftës në 1918 solli frymën e re Nertile dhe shpirtin e ri te pavarësisë së grave, që i lejoi të lulëzonin dhe t’i rezistonin dënimit për t’iu kthyer punës në kuzhinë.

 

Shekulli i XX i çoi femrat të votonin stilistin Harlem Renaissance dhe i  çoi në një shpërthim të tmerrshëm të influencës për klasën e mesme. Automobilat dhe mjetet  elektrike e bënë më të thjeshtë jetën e njerëzve, duke iu dhënë atyre më shumë kohë të lirë. Ndryshimi kaq i  madh dhe i menjëhershëm social që pushtoi vendin u pasqyrua qartë në modën femërore të dekadës në fjalë.

 

Moda femërore e viteve 1920 karakterizohej nga kostumet e flappers. Ky stil ishte një stil shumë mashkullor dhe kjo gjë i  bënte gratë të dukeshin më të reja dhe pak si djem. Në vitet më tej, në shek XX veshjet e femrave u bënë çorape të shkurtra dhe rripa me zgjatime (me fije). Siluetat e viteve të para të dekadës janë të gjata dhe cilindrike me fund 7cm dhe 10cm poshtë gjurit. Pavarësisht siluetave relativisht të thjeshta, larmishmëria e gjerë e detajeve ishte e mahnitshme. Edhe veshjet jo të shtrenjta, të gatshme të katalogëve dhe linjave të dyqaneve, të tillë si Sars, paraqisnin prerje dhe qepje tepër imagjinative.

 

Busti u përdor me veshje shumë të shtrënguara dhe fustanet flapper ishin të ngushtë dhe të zbërthyer, shpesh duke i lënë krahët jashtë lakuriq dhe me rripa të lëshuar poshtë. Ndërsa rrjedha e shek XX progresonte, gjatësia e fundeve dhe fustaneve arriti tek gjuri dhe nga fundi i dhjetëvjeçarit, gjunjët filluan të ekspozohen, meqenëse këto veshje filluan të përdoren në pistat e vallëzimit xhaz, të shek XX, në stilin skandaloz të Charlston, Shimmy dhe Black Bottom. Për t’a plotësuar të gjithë këtë, filloi në masë përdorimi i makijazhit(make up), që deri atëherë përdorej vetëm nga aktoret.

Moda e fustaneve të gjatë e të ngushtë kishte një larmi shumë të madhe. Për shembull shumë i populluar ishte modeli i  fustaneve Basque ose Rode de Style. Modeli më i  njohur i  këtij fustani ishte i krijuar nga Jeanne Lanvin. Bëhej fjalë për një lloj kombinimi midis siluetave të ngushta të shek XX dhe modës se vjetër te këmishave të ngushta. Këto veshje ishin shumë të përdorshme mbasdite dhe në darka.

Fustanet më të reja iu ofronin grave një ndjesi të lartë lirie, jo vetëm fizikisht me heqjen e korseve dhe veshjeve të tjera shumë të ngushta, por edhe psikologjikisht. Me kalimin e viteve të dekadës shumë shpejt për gratë u bë më e thjeshtë të zgjidhnin veshjen që dëshironin “Veshje për një orë” u krijua nga instituti i modës se grave ne 1926, qe bënte prodhimin e tyre për një orë.

Siluetat e fillimit te shek XX ishin akoma të bazuara në modën e bluzave me rripa dhe të çorapeve të të rinjve (adoleshenteve). Në dekadën në vazhdim, forma e zgjatur dhe e ngushtë u shndërrua në veshje të jetës së përditshme. Ndërsa në mbrëmje u benë të modës veshje akoma më të shkurtra dhe më të ngushta. Këto veshje më vonë filluan të visheshin edhe gjatë ditës. Krijimi i parë i  shekullit të XX ndodhi për veshjet e mbrëmjes. Rreth viteve 1926 gratë që u rritën në një botë që sapo kishte filluar të emancipohej, filluan të veshin funde me gjatësi mbi gjurin. Kjo ndodhi kur u shfaq si fillim koncepti i  modës flapper. Emri flapper, që do të thoshte, një vajzë e re moderne, që mund të dilte në takime të ndryshme pa mbrojtës, mund të vishte rroba tërheqëse, të bënte makijazh dhe pse jo të kishte edhe një profesion. Ky koncept tashmë kishte dalë që në fillim të viteve 1919.

[cite]
Comments
All comments.
Comments