HISTORIA E KOSTUMEVE DHE E MODËS NGA REVOLUCIONI FRANCEZË DERI NË FUND TË SHEKULLIT XIX

Çështje 1. Veçoritë e veshjeve dhe materialeve të përdorura gjatë kësaj periudhe.

 

Në shekullin e XVIII Europa kishte bërë përparime të mëdha, veçanërishtë në zhvillimin e industrisë dhe tregëtisë. Ndryshimet e mëdha në fushën ekonomike, politike e sociale, që ndodhën gjatë kësaj periudhe u quajtën revolucion industrial, i cili u zhvillua fillimisht në Britani, në sektorin e tekstileve, ku filloi me përmirësimet teknologjike në industrinë tekstile. Dy proceset në këtë industri (tjerrja dhe endja) nxitën njëra tjetrën, duke sjellë rritjen e prodhimit, si në sasi ashtu dhe në cilësi. Përmirësimet teknologjike në tekstile filluan në vitin 1733 dhe vazdhuan deri në vitin 1784, kur në industrinë tekstile filloi të përdorej gjerësishtë makina me avull. Në vitin 1779 makina “Mul” (mushkë) prodhonte një fill të hollë, të fortë, uniformë dhe të përshtatshëm për të gjitha tipet e tekstileve. Lufta për emancipimin e gruas e ka origjinën në transformimin e thellë që pësoi familja dhe në rolin që gruaja filloi të zinte në shoqëri. Gruaja fitoi një liri më të madhe brenda familjes, duke mos i’u nënshtruar autoritetit të burrit, e percaktuar kjo jo vetëm nga tradita, por edhe nga ligjet në fuqi. Gjatë kësaj perudhe kishte dallime ndërmjet veshjeve, si në gjykata, raste formale dhe përdorimit të përditshëm. Veshjet u shoqëruan me fantazi dhe zbukurime të bollshme, sidomos në aristokracinë e Francës. Lulëzimi i madh i jakve ka ndodhur në këtë periudhë. Figura gjeometrike, që rrjedhin nga prerja e copës, u përpunuan me tantella dhe qëndisje. Romanticizmi është një tjetër etapë e ndryshimit të veshjeve, duke u njohur si një ndër rrymat më realiste të kohëve. Veshjet pësuan një llojë kthimi drejt reales dhe pa egzagjerime të tepëruara. Në vitin 1774 ngjitet në fron Luigji i XVI dhe gruaja  e tij Maria Antonieta do të detajonte modën deri në fund të kësaj dekade. Në veshjet e burrave kanë ndodhur ndryshime të dukshme nga influenca e modës Angleze, që kërkon prakticitet, si rezultat i ndryshimit të stilit të jetesës me shumë shëtitje dhe sport. Kështu që shfaqet një stil shumë aktual Francez. Me vdekjen e Luigjit të XVI kemi influencë në mënyrën e të veshurit, duke u kthyer tek thjeshtësia. Të privilegjuarit vazhduan të tregonin elegancën e tyre, ndërsa popullsia e thjeshtë vazhdoi të vishej me një stil të ngjashëm me atë të Luigjit të XVI. Edhe gratë kishin nevojë të thjeshtësonin elementët e bustit dhe fundeve të sipërm dhe në vend të tyre të pëerdornin një fustan të ngushtë. Linja e belit arrin pak poshtë gjoksit, duke imituar stilin Grek. Shumë të përdorur janë shajet prej kashmiri, por më të pasurit përdornin xhaketa tip spenseri, që arrin deri tek beli dhe është me origjinë Angleze. Për meshkujt vazhdon stili Anglez, me disa ndryshime të vogla. Fillojnë të përdorin pantallona të gjata, duke luajtur me ngjyrat. Mbahen këmisha me jaka të larta, me një kollare që rrotullohet dy herë rreth qafës, e cila shoqërohet me frak ose xhaketa spenser. Veshja femërore ndjek shumë kthimin tek klasticizmi dhe gratë veshin vetëm një tunikë në formë fustani, me pjesë të hapur më shumë përpara sesa mbrapa. Kur mëngët ishin të shkurtëra dhe të fryra përdoreshin doreza të gjata deri tek bërryli Ky aksesor përdorej gjihnjë dhe më shumë. Fustanet shoqëroheshin me vello të gjatë, e cila hidhesj mbrapa fustanit dhe që përdorej vetëm për evente. Një periudhë tjetër që ka lënë gjurmë në modelet e veshjeve ka qënë ajo e neorokokos, e cila përkon me lindjen e një klase të re në drejtim që quhet borgjezi. Për sa i përket veshmbathjeve femërore ,elementë më karakteristikë është krinolina (emri nga krifa e kalit), e cila kishte poshtë saj një kafaz metalik, fleksibël dhe të lehtë. Duke e krahasuar veshjen me periudhën para ardhëse kemi përsëri përdorimin e fjongove. Për pjesën e sipërme të trupit përdoret busti me një dekolte të boshme dhe me mëngët më të ridimensionuara. Mashkulli heq mbushjen tek mëngët dhe fillon të përdor kapele tuba ose bombeta. Por rinovimet e vërteta të kësaj periudhe janë shpikja e makinës qepse dhe hapja e shtëpisë së parë të modës “Alta“

Një element tjetër i rëndësishëm që kompletonte veshjet ishin dhe kapelet, të cilat ndryshonin në masë të madhe gjatë kësaj periudhe. Kapelet me kurrora shumë të larta ishin të njohura deri në fund të vitit 1750, të cilat zbukuroheshin me pupla. Më pas këto kapele u zvogëluan, kurora u bë me e ulët dhe pati sasi të mëdha të puplave. Më vonë në vitin 1760 kurora e kapeleve u modernizua dhe u bë me buzë shumë të mëdha, ndonjëherë njëra anë e buzës kthehej lart. Kjo modë vazhdoi deri në vitin 1780.

Nga ky vit deri në 1800 stile të ndryshme dhe kombinime të buzëve ishin në modë, duke formuar dhe një lloj kapele në formë trekëndore, të cilat kishin buzët në formë të këtij trekëndëshi. Zakonisht buzët që vendoseshin gjatë ballit formonin një kënd 45 gradë.

 

Përshkrimi  i prerjeve të ndryshme, ngjyrave dhe format e përdorura

 

Me shpartallimin e Napoleonit hapet një periudhë e re e emëruar Restaurim, e karakterizuar nga vullneti i Aristokratëve për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme të Napoleonit. Midis viteve 1830-1831, në Francë, ndodh një revulucion që çon në shembjen nga froni të Karlit të X dhe kororzimin e Luigj Filipit si mbret i ri, i cili do pasohet nga Napoleoni i III. Njëkohësisht lind në Gjermani rryma romantike, që shtrihet pastaj në të gjithë Europën dhe shndërrohet në vijim në një stil jete, e bazuar mbi ndjenjat dhe jo mbi arsyen si Iluminizmi. Në mënyrë të qartë këto ndryshime shfaqen edhe në mënyrën e të veshurit dhe në fakt: tek gruaja kthehet në pikën e duhur, në këtë mënyrë fillon përdorimi i bustit. Gjithnjë e më i ngushtë dhe për më tepër mbahet një rrip për të nënvizuar më tepër linjat. Ndërkohë fundi fryhet falë dhe shumë nënfustaneve dhe shkurtohet deri tek kyçi i këmbës, kështu që shihen këpucët me majë katrore. Në fundin e fundit vihen re qëndisje si pizzi, balze etj, që japin formën e këmbanës. Duke i dhënë një linjë klasike, gjithsesi qëndisje gjenden tek mëngët dhe në trupin e veshjes. Përsa i përket pjesës sipër të trupit, dekoltetë ridimensionohen, që gjithsesi fshihen nga cane-zoo, që do të thotë një mantel i vogël. Ndërkohë që për mbrëmje veshjet kanë dekolte domethënëse dhe është hera e parë që fustani i mbrëmjes dallohet nga veshjet e ditës. Gjithashtu përdoren doreza, paruke, shalle dhe çadra dielli. Mashkulli vazhdon të ndjekë modën angleze, në veçanti atë të Lord Brumel dhe të Princit të Golles Eduardo VII, i cili lançoi modën e pantallonave të kthyera (rastësisht kur një herë i ktheu në mënyrë që të mos spërkateshin me baltë) dhe të copës me kuadrate. Pantallonat e shkurtëra janë vetëm për ceremonitë, ndërkohë që zgjaten deri tek gjysma e kyçit në rastet e tjera, gjithashtu të gjera tek vithet dhe më të ngushta në fund dhe kanë mbylljen përpara, pastaj në disa raste mund të kishim një shirit që kalonte në këmbë. Në pjesën e sipërme veshin këmisha me jakë, kravatë ose flutur (lloj shalli për qafën) dhe mëngët afër kyçit të dorës të qëndisur. Pjesa e barkut tashmë është e shkurtër. Për t’u mbrojtur nga të ftohtit përdoret palltoja dhe një mantel sipër.

Me humbjen e Sudamit nga ana e Prusisë në 1870-ën Napoleoni i III-ë ishte i detyruar të braktiste pozicionin e tij, duke i’a lënë qeverinë “komunës”. Mbas shumë përpjekjesh brenda në qytete shpallet Republika e III Franceze. Për këtë tani është borgjezia në qendër të pushtimit dhe si rrjedhojë e luksit. Ndërsa neë Europë fillon një periudhë qetësie. Tani nuk është më Franca të detajojë stilin në fushën e veshjeve, por çdo vend jep kontributin e vet për të krijuar një përzierje shijesh. Lind stili Liberty. Përsa i përket veshjeve femërore, me zhdukjen e krinolinës, fillon të përdoret sellino, d.m.th një jastëk i vogël i mbushur me flokë kali, që i lë vendin me pas në fillim të viteve 1870 tournure-ve, që do të thotë një strukturë që krijon volume, gjithmonë duke filluar nga fundi i kurrizit. Vazhdon përdorimi i bustit me mëngë të ngushta dhe zakonisht kjo modë e re ka një profil të gërmës S. Në 1875-ën me zhdukjen e tournure-ve gjendet një fund shumë i ngushtë me bisht, i quajtur “të mbledhësh pluhurin”. Fillon të zhvillohet tailor-i, një veshje tipike mashkullore. Për gruan lind një stil jete më dinamik, që ka nevojë për një komfort më të madh. Me zhdukjen e tournure-ve gruaja vesh funde të ngushta te vithet dhe tantella bëhet demode për veshjet femërore. Me vizitën e Carit në Paris, fillon të ndihet ndikimi Rus, kështu fillojnë të shihen peliçet për gratë. Kjo është periudha në të cilën edhe gratë fillojnë të përdorin pantallonat. Veshja e burrave fillon të bëhet më uniforme: lind smoking, xhaketa për darkë dhe vazhdon peërdorimi i “tight”.pantallona për t;u mbrojtur nga i ftohti, doreza dhe shkopinjtë. Pantallonat kanë formën e tubit, janë me vijë dhe mbrapa të hekurosura shumë mirë.

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments