FLISHI
✤ Seri e trashë shkëmbinjsh sedimentarë detarë, kryesisht copëzorë, që ka si tipar themelor ndërkëmbimin ritmik të shtresave të holla të deltinave, aleuroliteve e mergeleve me gëlqerorë, ranorë e konglomerate, që përmbajnë pak fosile të dukshme.

F. është një nga formacionet gjeologjike më tipike të trevës mesdhetare dhe më i përhapuri në Albanidet, sidomos në Albanidet e jashtme, ku shquhen dy flishe. F. i vjetër ose mesozoik, i formuar në jurasikun e sipërm e sidomos në kretakun e poshtëm, është i përhapur në Zonën e Krastë-Cukalit, sidomos në Malësinë e Gramosit si edhe në krahinën e Vermoshit. F. i ri ose paleogjenik, që përgjithësisht shtrihet pajtues mbi gëlqerorët kretakë është mjaft i përhapur në Zonën e Krastë-Cukalit, ku ka filluar të formohet që lrë kretakun më të sipërm, në atë të Krujës dhe në Zonën Jonike dhe më pak i përhapur në Zonën e Alpeve Shqiptare, ku gjithashtu fiUon me nivele të kretakut. Tipike për F. paleogjenik të Albanideve, veç ritmicitetit të ndërkëinbimit të shtresave të shkëmbinjve të ndryshëm, është edhe prania e gjurmëve të vithisjeve të shumta nënujore e sidomos e curreve dhe blloqeve të mëdhenj prej gëlqerori ose e olistoliteve, që kanë rrëshqitur e kanë zënë vend brenda shtresnajave të flishit.

Tipari më i rëndësishëm për F. paleogjenik të Albanideve dhe që e bën atë të njohur në tërë trevën e . rrudhosur alpine mesdhetare, është ndryshueshmëria e tij në hapësirë e në kohë, që shpreh kushtet paleogjeografike të formimit të tij. Prandaj në këtë F., duke shkuar nga L drejt P shquhen me radhë:

F. ranor-konglomeratik (F. i egër); F. i ashpër ranor (hiperflishi); F. tipik ranor-deltinor (ortoflishi); F. deltino-ranor (meraflishi); F. deltino-aleuritik (hemiflishi); F.deltino-mergelor (kriptoflishi). Një evolucion i tillë vërehet edhe në kohë, sepse në vijimësinë flishore shquhen me radhë paraflishi, që e lidh F. me nënshtratin e tij gëlqeror, F. i vërtetë, flishoidi, pasfljshi dhe shliri. Kodra të ndërtuara nga flishi Studimet e kryera në F. paleogjenik të Shqipërisë kanë bërë të mundur edhe ndarjen e hoLësishme stratigrafike të tij. F. në mjaft raste shërben si mbulesë në vendburimet e naftës në gëlcerorët e herë-herë edhe si grumbullues i aftës e i gazit.

(A.P.—H.She.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Flishi


[cite]