Fotosinteza Fotosinteza është procesi gjatë të cilit bimët e gjelbra, bimët që përmbajnë klorofil, në prani të energjisë diellore, shndërrojnë lëndët minerale që thith bima nga toka. në lëndë organike. Në këtë proçes merr pjesë edhe azoti i atmosferës.
Në procesin e fotosintezës mbështetet e gjithë jeta e gjallë. Bimët e gjelbra, që realizojnë këtë shndërrim të mrekullueshëm, janë burimi i parë e i pazëvendësueshëm i lëndës organike. Me këtë lëndë organike ushqehen të gjithë organizmat e tjerë të gjallë, ajo hyn kështu në një zinxhir përpunimi e shndërrohet në lloje të tjera lëndësh ushqyese.
Përveç kësaj bimët, gjatë procesit të fotosintezës, thithin nga ajri azot dhe nxjerrin oksigjen, që është aq i domosdoshëm për jetesën e qenieve të gjalla dhe të vetë njeriut. Pa oksigjenin që prodhojnë bimët, jeta në tokë do të ishte e pamundur.